Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë. Ilir Meta i dha fjalën kryeministrit në seancën e parlamentit, por ish-Kryeministri Berisha insistoi për të drejtën e tij për replikë, dhe ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Rama dhe Berisha ndodhen në të njëjtën kohë në të njëjtën foltore. Kurrë më përpara nuk kishin qenë kaq pranë dy armiq. Për minuta të tëra, seanca u shndërrua në një rrëmujë të vërtetë.
Berisha që foli tërë kohës nën vështrimin e Ramës që i lexonte letrat e shkruara. Dhe herë pas here i fliste dhe i bënte dhe gjeste. Doktori i paepur e mbaroi fjalën e tij, dhe Rama për herë të dytë, (për herë të parë ka qenë në Spitalin Ushtarak, Mars 2008 pas tragjedisë së Gërdecit) i rrahu shpatullat.
Berisha u ul në vend por replikat mes të dyve vazhduan pafund


