• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha e Rama në foltore, plasin të qeshurat, batuta për virgjërinë e Doris Pack

by
08/10/2015 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si çdo të enjte edhe këtë radhë Kuvendi dhuron spektaklin e tij. Dhe në seancën e sotme, si kurrë me parë, janë bërë pjesë Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, që të dy duke qëndruar në foltoren e Kuvendit njëherësh.

Por teksa Berisha po lexonte akuzat e tij për CEZ, Rama i ka hapur foltoren Berishës, por nuk u largua prej andej, madje duke i lexuar letrat që kishte në dorë Berisha.

Në një çast, Rama tha se Berisha po flet për gjëra që nuk janë në dokumentat e tij. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti akuzat e tij për CEZ, duke theksuar se Rama ka bashkëpunuar me ish-Komisionerin e Zgjerimit, çekun Stefan Fyle për mbylljen e kësaj afere.

Në fjalën e tij, Rama bëri një batutë: “Dihet botërisht se vetëm Doris Pak është e virgjër, Stefan Fyle e të tjerë janë të implikuar”.

Batutat:

Berisha: E kam të qartë që jeni me nerva të lodhura.

Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndyrshe do të ndërmarr pushim.

Rama: Ktehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua (i tregon z. Berisha letrat që ka përpara)

Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu. Ska gjë kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte ccdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bandësn e të akuzuarve sot.

Rama: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopaç dhe jo kopac. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. BDO kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde? Po para se t’i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?

Next Post

Sfidoi serbët duke mos u hapur telefonin, Beogradi kërcënon ambasadorin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com