• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-Meta dhe një lojë me të majtën greke

by Aalison Pearse Stevens
14/10/2016 13:13
Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, gjate celjes se ekspozites se Javes se Historise dhe Kultures Came, ne Muzeun Kombetar, ne perkujtim te 70 Vjetorit te Genocidit Cam.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vizitës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në Athinë, radhën e ka pasur një tjetër figurë e lartë e LSI, njëkohësisht edhe Ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit është i ftuar në kongresin e SYRIZA-s, që drejtohet nga kryeministri grek, Tsipras.

Janë dy vizita që në shtetin grek që bien jo pak në sy, po të kemi parasysh se Athina zyrtare ka mbajtur një raport të distancuar me kryeministrin aktual, Edi Rama, i cili prej tre vitesh ende nuk ka zhvilluar një vizitë zyrtare në vendin fqinj. Me gjasë, është kjo ftohtësi që ka bërë që PS-ja të mos dërgojë përfaqësues të sajin në kongresin e SYRIZA-s, ndonëse të dyja këto forca politike janë të spektrit të majtë.
Ka jo pak pikëpyetje pse Athina zyrtare ka zgjedhur Metën si bashkëbisedues të sajin për problemet që ajo ka me qeverinë e z. Rama. Por qartazi kuptohet se duket ftuar Metën në Athinë dhe duke e pritur atë me një protokoll të plotë shtetëror, zyrtarët më të lartë grekë kanë dhënë edhe një mesazh sfidues ndaj kreut të qeverisë shqiptare.

Në fakt ajo që prej shumë kohësh që përflitej nën zë në raportet politike e diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë, sidomos sa i përket çështjes çame, ligjit të luftës, varrezat e ushtarëve grek dhe marrëveshja e detit, gjatë këtyre tre viteve të fundit, në jo pak raste, është artikuluar qartazi nga zyrtarët e lartë shqiptarë, duke filluar që nga kryeministri Rama, ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ata kanë evidentuar faktin se zgjidhja e problemeve mes dy vendeve duhet bërë me guxim politik dhe në raport barazie mes dy vendeve.
Për një kohë të gjatë Athina zyrtare duket se ka qenë e privilegjuar në negociatat me palën shqiptare, duke u ulur në tryezë rregullisht nga pozitat e forcës, e jo të barazisë. Për këtë mjafton të shikohet mënyra sesi u punua dhe rezultati që prodhoi “Marrëveshja e detit” mes Shqipërisë dhe Greqisë, e sigluar nga qeveria e ish kryeministrit, Berisha. Nga ana tjetër vetë qeveria Berisha, nuk artikuloi asnjëherë problemin e Çamërisë. Berisha nuk donte probleme. Thjesht donte ta shtynte sa më gjatë të ndejturin në pushtet. Duke përmbushur një tabu të vjetër të tijën: shmangien e problemeve me fqinjin jugor!
Por me forcimin e bashkëpunimit mes PS dhe PDIU-së në muajt e fundit, duket se kanë ardhur edhe reagimet e para të krerëve të LSI, të cilët duket se vendosën të bëjnë lëvizjen e paritur drejt Athinës, me qëllim që të acarojnë e të kompleksojnë edhe PDIU, edhe linjën e ashpër të qeverisë Rama. Ajo që u vu re gjatë vizitës së Metës në Greqi ishte fakti i mungesës së sinkronizimit të qëndrimeve mes tij dhe qëndrimit zyrtarë të qeverisë shqiptare, si për çështjen çame, ligjin e luftës dhe “memecërinë” e tij për Marrëveshjen e detit. Kjo, përtej faktit se një shtet serioz, për problematika kombëtare mban qëndrime të njehësuara. Inati për Dibrën, mund ta ketë shtyrë Ilir Metën drejt Athinës…por “me shpenzimet” e interesave tona kombëtare!

Armando Meta

Next Post
Skocezët nuk e harrojnë “Brexit” kërkojnë sërish pavarësi nga Londra

Skocezët nuk e harrojnë "Brexit" kërkojnë sërish pavarësi nga Londra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In