• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama-Meta: 21 qershori, pikënisje e zhvillimit të Kukësit

by
10/06/2015 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto zgjedhje lokale janë pikënisja e zhvillimit të Kukësit”, tha Kryeministri Edi Rama, gjatë një mitingu elektoral të zhvilluar në qytetin verilindor.

Duke i dhënë mbështetje maksimale kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Hasan Halilaj, Rama tha se kuksianët më 21 qershor kanë një mundësi të artë për t’i dhënë vendlindjes së tyre një të ardhme.

“Kjo është fushata më e bukur që unë mbaj mend. Arsyeja është prania e jashtëzakonshme e grave dhe e vajzave në çdo takim, komunikim e çdo shesh. Unë kam ardhur dhe herë të tjera, por sot ka kaq shumë nëna, motra, gra e vajza, që me praninë e tyre dëshmojnë se janë të gatshme të bëhen një fuqi e madhe mbështetëse e kësaj reforme mbështetëse të integrimit europian”, tha Rama, duke cilësuar reformën administrative një pikënisje për rikthimin e integritetit të shqiptarëve, të cilët vendin e tyre nuk e shohin më të harruar, por e shohin si një vend me 61 njësi të reja zhvillimi.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Rama tha se Bashkia duhet të jetë një shtëpi e madhe për të gjithë dhe jo vetëm për partinë. “Me Hasan Halilajn, Bashkia do të jetë një derë e hapur për të gjithë, jo vetëm për ata që kanë teserën e partisë. Me Hasanin, Kukësi do të kthehet shtëpia e të gjithëve dhe prania e vajzave dhe grave do të garantojë që dhe burrat, do ta humbin më pak se në të shkuarën, drejtimin e duhur”.

Sipas tij, shumë shpejtë do të nis projekti për rilindjen urbane, rikthimin e ujit të pijshëm dhe krijimi i një tregu të shëndetshëm për tregtimin dhe eksportin e patateve. “Uji i pijshëm është shumë larg këtij qyteti, pasi Shqupi e harroi. Uji pijshëm nuk duhet të jetë një zotim i yni, por është një e drejtë e juaja, që brenda 18 muajve të ardhshëm do të marrë medoemos përgjigje, për ta kthyer këtë problem në një problem të së shkuarës. Tregtimi i patates së Shishtavecit do të jetë një projekt primar, pasi banorët e Kukësit dhe prodhimi i tyre duhet të tregtohet jo vetëm në Shqipëri, por dhe në eksport”, nënvizoi Rama.

Në fund, kreu i ekzekutivit shtoi se të dielën e ardhshëm në sheshin në qendër të Kukësit, do të nisë zbatimi i një projekti që do ta ndryshojë rrënjësisht sheshin në fjalë. “Të dielën e ardhshme në këtë shesh do të nisë projekit i rilindjes urbane të Kukësit dhe këto hapësira do të kthehen në një hapësirë që ruan të shkuarën dhe i jep frymë të ardhmes. Këtu do të jenë bashkë Skënderbeu dhe kujtesa e atij momenti që i dha Kukësit, etiketën e dhomës së parë të mikpritjes për kosovarët, të cilët u zbuan nga thundra e dhunës së Millosheviçit. Ky, shtoi Rama, do të jetë sheshi ku do i bëhet jehonë shoqërisë dhe do të jetë nxitje e pasionit dhe ëndrrave të fëmijëve e të rinjve, që në Kukës nuk është më shkretëtirë, por ka jetë dhe është një qytet si qytetet e tjera europiane e mesdhetare”, nënvizoi kreu i ekzekutivit, duke shtuar se sheshi në qendër të Kukësit do të kthehet në një nga sheshet më të bukura të Shqipërisë.

Kryeministri Rama gjithashtu ftoi simpatizantët e Partisë Demokratike t’i japin një mesazh të fortë mbështetësve të tyre, duke votuar Hasan Halilajn në 21 Qershor. “Ne kemi nevojë për opozitën për të ecur përpara. Prandaj i bëjë ftesë të gjithë simpatizantëve të PD-së, që të votojnë Halilin për t’i dhënë një mesazh të fuqishëm pjesëtarëve të PD-së, që të zgjohen e të shohin në sy problemet e qytetarëve dhe jo të mbeten si gjithnjë në problemet personale. Pasi, shtoi ai, kjo opozitë është ende e lidhur me të shkuarën dhe pa u çliruar prej saj nuk mund të ketë të ardhme”.

meta 5Duke marrë fjalën në këtë takim, kryetari i Kuvendit dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, premtoi projekte zhvillimore që do ta çrrënjosnin përfundimisht varfërinë nga ky qytet.

“Ne i jemi borxhlinj Kukësit dhe kuksianëve, ndaj sot e mbështesim projektin e kryebashkiakut të ardhshëm,  Hasan Halili, që t’i kthejmë banorëve një pjesë të këtij borxhi të krijuar në vite. Bujaria e kuksianëve nuk e meriton varfërinë me të cilën ndeshet sot  ky qytet. Ndaj ne kemi premtuar në programin e ardhshëm të Bashkisë së re, hapjen e 500 vendeve të reja pune, brenda dy viteve të ardhshme”, tha Meta.

Ai garantoi se bashkë me deputetët e kësaj zone, përfshi dhe ata të opozitës, do të trokasim në çdo derë për të mbështetur projektet e zhvillimit dhe për të luftuar dhe çrrënjosur njëherë e mirë varfërinë nga Kukësi.  “Ua kam thënë të rinjve të Kukësit që të punojmë së bashku në mënyrë që qyteti juaj të mos jetë vendlindja juaj, por dhe e ardhmja juaj”, shtoi kreu i LSI-së. ATA

Next Post

Gliko me kumbulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In