• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, mesazh SPAK: Drejtësia po ha vetëm nga një anë. Dhëntë Zoti mos e lexoni si dobësi mbështetjen tonë, kampionët e krimeve janë në ato partitë e tjera

by Java News
09/04/2022 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu eshte drejtuar me nje mesazh te qarte prokuroreve te SPAK ne fjalen e tij ne Kongresin e PS. Ai tha “dhëntë Zoti mos e lexoni si dobësi mbështetjen tonë”, ndërsa i drejtoi prokuroret per te hapur çeshtje e per te hetuar edhe ne partite e tjera, pse deri ne keto momente “po ha vetem nga nje ane”, duke iu referuar keshtu arrestimeve te zyrtareve te larte te PS.

“Uroj vetëm një gjë, dhëntë Zoti që mbështetja jonë pa kushte, se s’ka bërë vaki në historinë e Shqipërisë që një shumicë kaq e fortë sa jemi ne mos hapë gojën fare në asnjë nivel për asnjë lloj vendim duke e mbështetur symbyllur drejtësinë, po nuk kemi kontestuar asgjë në procese të hapura dhëntë Zoti mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK. Ne vërtet kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejt jo në reformë që të kemi një drejtësi që ha vetëm nga njëra anë se kjo nuk quhet drejtësi, kjo quhet dicka tjetër”, tha Rama.

Edi Rama: Absurditete dënohet me heqje lirie një këngëtar se hap një dritare apo zgjeron pa leje ndërkohë që strukturat shtetërore, policia INUK presin prej muajsh, që gjykata të mos marrë në mbrojtje një pallat të tërë pa leje mu në breg të detit.

Cfarë drëjtësie është kjo? Por duhet të durojmë.

Nëse gjërat do kishin ardhur te arka e peshkut apo dritaret pa leje se të tjerët do e kishin marrë me kohë mësimin atëherë s’do habitej njeri nga këto lloj ekzagjërimesh se ato shkelje janë, por raporti me sensin moral e logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.

Duke qenë që unë jam mbështetësi më i vendosur i SPAK-ut duke qnë se kurrë deri tani se kam thënë asnjë fjalë më shumë se lëvdatat për punën e SPAK besoj më takon ta ngre dhe një tjetër fjali habitore:

Po si ka mundësi që asnjë gjykatë, asnjë prokuror i korruptuar nga ata që i nxorri vetingu jashtë me shkelma me 7 shtëpi e 18 apartamente nuk është akoma as i thirrur të paraqitet “ore ku i ke gjet këto para”.

Nnëse nuk dënohen ata që japin drejtësinë gabim, dëno sa të duash ata që shkelin ligjin e bëjnë padrejtësi duke shfrytëzuar pushtetet të tjera, nuk bëhet një shtet me siguri për të gjithë e përkujdese për të drejtën e të gjithëve.

Uroj vetëm një gjë, dhëntë Zoti që mbështetja jonë pa kushte, se s’ka bërë vaki në historinë e Shqipërisë që një shumicë kaq e fortë sa jemi ne mos hapë gojën fare në asnjë nivel për asnjë lloj vendim duke e mbështetur symbyllur drejtësinë, po nuk kemi kontestuar asgjë në procese të hapura dhëntë Zoti mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK.

Ky do ishte gabimi më i pa amnistueshëm në raport me popullin shqiptar, fëmijët tanë, fëmijët e socialistëve, demokratëve, prokurorëve e gjykatësve.

Nëse koha do provonte dicka kaq të ulët sa plotësimi i planit të punës në kurrizin e atyre që të mbështesin pa pasur parasysh fare jo kahjet, por nivelin e krimeve, e nivelin e zullumeve të bëra në këtë vend ku kampionët nuk janë në PS, kampionët janë në ato partitë e tjera, kështu që bujrum, cdokush këtu e kudoqoftë që rri nën hijen e flamurit të PS e ka llogari për ti dhënë drejtësisë të shkojë ta japë nuk i shkon pas askush.

Ne vërtet kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejt jo në reformë që të kemi një drejtësi që ha vetëm nga njëra anë se kjo nuk quhet drejtësi, kjo quhet dicka tjetër.

Megjithatë unë jam mbështetës i vendosur i SPAK e do vijojmë ti mbështesim pa vënë në diskutim asgjë./m.j

Next Post
Rama apel për frymën te partia: Bashkimi vëllazëror i PS i duhet më shumë Shqipërisë se sa çmimet

Rama apel për frymën te partia: Bashkimi vëllazëror i PS i duhet më shumë Shqipërisë se sa çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com