• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shqipëria po performon si vendet e BE në prokurimet publike

by A R
11/05/2026 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, së bashku me negociatoren për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik” dhe njëkohësisht Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari), zhvilluan sot një konferencë për mediat ku u ndalën tek zhvillimet kryesore në fushën e prokurimeve publike.

Rama theksoi se Shqipëria paraqitet me rezultate shumë të mira, krahasuar me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, duke sjellë të dhëna konkrete nga raportet e  Gjykatës Europiane të Llogarive .

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se “Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët kryesorë që përcakton BE për konkurrueshmërinë, po të shohim tabelën, nëse mesatarja e kontratave me një ofertues të vetëm është 32.3% në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%.”

Rama shtoi se këto tregues e vendosin Shqipërinë në një fazë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe në një pozicion të favorshëm në tryezën e negociatave me BE.

“Edhe në numrin e ofertuesve për procedura, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht. Dhe më tutje, në Shqipëri, në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%

Ai iu referua gjerësisht raportit të Gjykatës Europiane të Llogarive, i cili evidenton problematika të vendeve anëtare të BE-së, si mungesa e konkurrencës në kontratat publike, mbi 40% të garave të zhvilluara me vetëm një ofertues gjatë një periudhe 10-vjeçare, mungesë ndërgjegjësimi për faktin se konkurrenca është parakusht kyç për vlerën e parasë në prokurimet publike, si dhe kohëzgjatja mesatare e procedurave e rritur me 50%.

“Raporti flet për një nivel konkurrence për kontratat publike në rënie gjatë viteve të fundit, flet për një mungesë ndërgjegjësimi lidhur me faktin që konkurrenca është një parakusht kyç për vlerën e parasë në prokurimet publike, flet për treguesit kyç për matjen e konkurrencës që mbeten të pakënaqshme në shumicën e shteteve anëtare, flet për mbi 40% të garave të bëra me vetëm një ofertues për një periudhë 10-vjeçare, flet për mungesë konkurrence që ndikon në çmimet dhe në kosto dhe për një kohëzgjatje mesatare të procedurave të rritura me 50%

Duke e vendosur Shqipërinë në këtë pasqyrë, Rama theksoi  “Vendi ynë është midis vendeve si Suedia (22.9%), Gjermania (22.6%), Finlanda (20.3%) dhe Franca (20%). Shqipëria është mbi këto vende me shumë pak, pra 23.5%. Kjo tregon se jemi në një fazë të avancuar dhe me ecuri të jashtëzakonshme në fushën e prokurimeve publike.”

“Ndërkohë, kur shkalla e publikimit dhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbeten në nivele të pakënaqshme, këto janë vetëm disa nga gjetjet e raportit të Gjykatës Europiane të Llogarive për vendet e BE-së. Ndërkohë, nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësorë që përcakton BE, konkurrueshmëria, dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, mesatarja e kontratave me një ofertues të vetëm përbëjnë 32.3% të kontratave në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Në pasqyrën e përgjithshme të shteteve anëtare ka një grup të madh vendesh që fillojnë nga 57.4% dhe zbresin deri në 35.8%. Shqipëria është ndërmjet këtyre vendeve dhe vendeve si Suedia 22.9%, Gjermania 22.6%, Finlanda 20.3%, Franca 20%, dhe vendi ynë është mbi këto me shumë pak.”

Kryeministri nënvizoi se këto rezultate nuk janë thjesht statistika, por dëshmi e qartë e përparimit të Shqipërisë dhe e vlerësimit objektiv nga partnerët ndërkombëtarë, duke e vendosur vendin në një pozicion të fortë në negociatat me BE dhe duke treguar se Shqipëria po performon në nivelin e standardeve europiane në fushën e prokurimeve publike.

“Të gjitha këto nuk thonë asgjë më shumë e asgjë më pak se fakti që Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe, nga ana tjetër, në pozicionin e saj në tryezën e negociatave me BE.

Next Post
Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

October 2, 2026
Më 8 tetor votohet në Kuvend/ PS nuk tërhiqet nga Territorialja me 46 bashki, PD: Po cenoni edhe reformën elektorale! Manja: Shkoni në Kushtetuese

Më 8 tetor votohet në Kuvend/ PS nuk tërhiqet nga Territorialja me 46 bashki, PD: Po cenoni edhe reformën elektorale! Manja: Shkoni në Kushtetuese

October 2, 2026
Kontrolle me kamera inteligjente në Korçë, Rrugorja ndëshkon 257 shoferë për parakalime të gabuara

Kontrolle me kamera inteligjente në Korçë, Rrugorja ndëshkon 257 shoferë për parakalime të gabuara

October 2, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Raporti alarmant i OKB: Çmimet globale të ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë në gati katër vjet!

October 2, 2026
“Dy orë e gjysmë duke të dëgjuar ty o Xhelal…”- Debat i ‘ndezur’ te Ligjet për Territorialen, Çaushi-Mziut: Bëre plazh 4 muaj e fjete gjumë, tani na vjen këtu dhe…

“Dy orë e gjysmë duke të dëgjuar ty o Xhelal…”- Debat i ‘ndezur’ te Ligjet për Territorialen, Çaushi-Mziut: Bëre plazh 4 muaj e fjete gjumë, tani na vjen këtu dhe…

October 2, 2026
“Ligji i ri u jep bashkive të drejtë të vetorganizohen”- Reforma Territoriale, Mazniku-Opozitës: Flisni për gjëra që nuk i njihni dhe s’i kuptoni!

“Ligji i ri u jep bashkive të drejtë të vetorganizohen”- Reforma Territoriale, Mazniku-Opozitës: Flisni për gjëra që nuk i njihni dhe s’i kuptoni!

October 2, 2026
Shqiptari plagoset me thikë pas përleshjes në dhomën e hotelit në Zvicër, arrestohen dy suedezët dhe slloveni

Shqiptari plagoset me thikë pas përleshjes në dhomën e hotelit në Zvicër, arrestohen dy suedezët dhe slloveni

October 2, 2026
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ propozon votimin elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha: Vendimmarrja kërkon mbështetjen nga partitë politike! (DOKUMENTI)

October 2, 2026
Kthyen në bazë droge apartamentin me qira, arrestohet çifti shqiptaro-brazilian në Shkodër! Ja çfarë u zbuloi Policia pas kontrollit (VIDEO)

Kthyen në bazë droge apartamentin me qira, arrestohet çifti shqiptaro-brazilian në Shkodër! Ja çfarë u zbuloi Policia pas kontrollit (VIDEO)

October 2, 2026
Ballkani Perëndimor, BE jep 10 milionë euro për forcimin e kapaciteteve mjekësore ushtarake

Ballkani Perëndimor, BE jep 10 milionë euro për forcimin e kapaciteteve mjekësore ushtarake

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com