• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, mes politikës dhe artit! “Frankfurter Allgemeine”: Kryeministri polarizues i Shqipërisë

by A R
08/01/2026 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi me galerinë ‘Sociéte’ të Berlinit për të promovuar artin e tij ka ngjallur interes të shtuar te mediat gjermane për të mësuar më shumë rreth artistit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në një artikull të gjatë me titullin “Politika nuk është art”, e përditshmja Frankfurter Allgemeine i bën një përshkrim të detajuar jetës artistike dhe politike të Ramës, që nga studimet e larta, përfshirja në politikë e deri te krijimet e tij artistike në pikturë dhe skulpturë me qeramikë.

“Më në fund, ai u ngrit në krye të qeverisë dhe u konfirmua në detyrë për herë të katërt vitin e kaluar, me një shumicë absolute të Partisë së tij Socialiste. Rama polarizon: Kritikët e akuzojnë për tendenca autoritare; mbështetësit e shohin si një kozmopolit ambicioz që dëshiron ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.

Autori i artikullit, Georg Imdahl, i cili thotë se zhvilloi një bisedë të gjatë me kryeministrin e Shqipërisë në Zoom për të mësuar më shumë për jetën e tij, evidenton faktin se Rama filloi të vizatonte gjatë takimeve të gjata politike, thjesht e vetëm për të mbajtur mendjen të përqendruar.

“Vizatimet e tij nuk ishin menduar për shitje në fillim. Ai nuk i duronte dot takimet e gjata si politikan. Ashtu siç të tjerët shkruajnë ndërsa flasin në telefon, Rama filloi të vizatonte në takime. Ky aktivitet, siç e ka zbuluar dikur një studim shkencor, rrit vëmendjen”.

Më tej në artikull nënvizohet se nga një pasion i vjetër, aktiviteti i Ramës në art, sidomos në skulpturë, është kthyer tashmë në një gjë që ai e praktikon çdo fundjavë në studion e një miku të tij. Por pavarësisht se angazhimi i tij në art mbetet në plan të dytë, autori nënvizon se krijimet e Ramës janë të kërkuara, madje duke iu referuar deklarimeve të pronarit të Société të Berlinit, sjell për herë të parë edhe vlerën me të cilën ato janë nxjerrë në shitje. Ai përmend rreth 3,800 euro për vizatime, rreth 35,000 euro për skulptura dhe deri në 50,000 euro për instalime me letër-muri.

Por a kombinohen arti dhe politika në mendimin e Ramës? Vetë kryeministri tregon për Georg Imdahl se ia ka bërë shpesh herë këtë pyetje vetes, por përgjigja është jo.

“Politika është luftë, duhet të merresh me njerëz të pandjeshëm, duhet të mbijetosh. Arti, nga ana tjetër, është lutje, mundësi për t’u qetësuar. Pa politikë, ai nuk do të kishte vizatuar aq shumë, sepse nuk e sheh veten si artist të vetëm në izolimin e studios”.

Frankfurter zbulon se në maj të këtij viti, në Gallery Weekend në Berlin, Société do t’i kushtojë një ekspozitë personale skulpturave të tij.

Next Post
Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In