• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Me Vetting-un, mori fund ideja e “të paprekshmit” te gjyqtarët e prokurorët. Shyqyr që Merkel mendon si unë

by Java News
04/10/2019 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se këmbëngulja për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian nuk lidhet me faktin se duhet të kënaqim Parisin, Hagën apo vendet e tjera anëtare, por kjo ka të bëjë me ndryshimin e vendit tonë, me faktin se duhet të kemi një demokraci dhe institucione funksionale.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën “Gjithçka për Drejtësinë”, kreu i qeverisë pranoi se korrupsioni në 30 vitet e demokracisë është rritur dhe gjendet te politikanët, por me procesin e rivlerësimit, Vettingut, mori fund ideja e “të paprekshëm”, që zhbënë njëherë e mirë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Sipas tij, këta të fundit ishin forca e pushtetit të korrupsionit, që e garantonin dhe e ushqenin atë.

“Drejtësia mbi të gjitha, gjithçka ka të bëjë me të. Kjo na bën ne të jemi kaq të angazhuar e të përkushtuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE. Ne nuk duhet të kënaqim Parisin, Hagën, apo kryeqytete tjera të BE, por kjo ka të bëjë me ndryshimin e vendit tonë, me faktin që vendet tona duhet të kenë demokraci funksionale, institucione të tilla.

Nuk shoh ambasadorin britanik këtu, sepse ata kanë luksin të mendojnë divorcin pas kaq vitesh, ndërsa ne jo, sepse për ne kjo është hera e parë. Është kjo herë e parë, të cilët ne e kemi ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askush, që ka këtë ëndërr të martohet. Po, korrupsioni për 30 vite është rritur dhe gjendet te politikanët, por më besoni që nuk ka të krahasuar me qarkun e ‘të paprekshme’, që u zhbë njëherë e mirë te gjyqtarët dhe prokurorët. Ata ishin forca e pushtetit të korrupsionit, që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin.

Tani problemi është se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Natyrisht që kur nuk ka një gjykatë të tillë nuk mund të jesh shtet anëtar i BE, por ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar, kjo do dojë kohë. Fakti që në këtë moment nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është sukses, jo dështim. Duke folur në këtë formë unë nuk ja hedh fajin Evropës, por kush tjetër më shumë se Franca mund të thotë që gjërat nuk po funksionojnë në Evropë. Nuk ka se si do ta kishim bërë Reformën në Drejtësi, pa pasur në krah SHBA dhe BE, por edhe dëshirën tonë për të qenë pjesë e familjes evropiane. Nuk do ia kishim dalë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi gjatë fjalës së tij se “ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Por shyqyr Zotit ka ende njerëz, burra e gra të mencur që vazhdojnë tu referohen të vdekurve, Angela Merkel është kampione e kësaj gjëje dhe ajo ka thënë një gjë që duhet ta degjojne te gjithe dhe u dëgjua ne fakt nga grupi parlamentar.

Shyqyr te pakten që ka nje person ne KE që mendon si unë e kam thënë, tani jemi dy. Epo mire shyqyr qe personi tjeter ka mundesine ta beje Gjermanine te thote Po“.

g.kosovari

Next Post
Rama: Kemi datë për negociatat, në korrik vjen ekipi i KE! Basha: Po e shet sapunin për djathë!

"Punon për grupet kriminale", mësohet emri i Prokurorit që u denoncua nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com