• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me të rinjtë në Ersekë: Varianti ik se këtu s’ke mundësi është psikozë! E vetmja rrugë është…

by
31/10/2022 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrimi ishte një nga tematikat që diskutoi kryeministri Edi Rama me këshillin bashkiak rinor dhe të rinjtë e vetëpunësuar në agroturizëm dhe turizëm në Ersekë.

Kryeministri u ndal tek ikja e të rinjve, ndërsa vuri theksin se sot jemi një vend me liri lëvizje dhe të rinjtë mund të provojnë eksperienca të reja, por kurrsesi të jenë me idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi.

Kreu i qeverisë nënvizoi se vetëm rruga e punës është rruga e vetme, nuk ka asnjë formulë magjike. Sipas Ramës varianti ‘ik se këtu nuk ke mundësi’ është i pavërtetë dhe është psikozë.

‘E thash që të nisesh dhe të shkosh diku për të kërkuar më shumë për të kërkuar tani është gjëja më e natyrshme. jemi një vend me liri lëvizje, bota është bërë gjithnjë e më e vogël. Ka zona të Europës që përjetojnë ikje, mjafton të shikosh jugun e Italisë, fshatra të Spanjës, Portugalisë. Para se të vinim këtu ishim me një shtëpi tradicionale në Rehovë dhe aty ishte një zonjë që kishte qenë drejtore banke në Tiranë. Bashkë me të shoqin kishte vendosur që të vinte këtu dhe kishin rindërtuar shtëpinë e tyre duke e kthyer ne bujtinë. Kjo zonë pa e pasur distancën të shkurtuar më Korçën, ka 20 mijë vizitorë të huaj apo vendas që kanë fjetur këtu. Deri para disa vitesh këtu nuk kishte shans të ofrohej njëri për të vizituar.  Bujtina është punë. Të mbledhësh bimë medicinale është punë.

Pagat janë më të larta në disa vende të BE-së, por shpenzimet më të mëdha. Ajo që të mbetet nuk mund të të japë kur ndër vite atë që të jep kjo pamje këtu. Rruga e vetme është rruga e punës, nuk ka një formulë magjike. Po të kishte mundësi që të bëheshim si BE kaq shpejt do të ishin bërë të tjerët. Edhe brenda BE nivelet janë të ndryshme. Ecin ata ecim ne, por ecin edhe ata që janë të parët atje. E vetmja rrugë është puna, mundi dhe durimi. Nuk ka tjetër.

Sot një njeri në moshën tuaj nëse ka vullnetin dhe dëshirën për të hyrë në botën e teknologjisë mund ta bëjë nga këtu. Duke mësuar gjuhën e teknologjisë për një treg që është kudo. Mund të punësohesh në Europë, Australi duke qenë këtu. Varianti ik se këtu nuk ke mundësi është i pavërtetë dhe është psikozë. Midis një pune të zakonshme jashtë dhe një investimi këtu, flasim për investime të mundura. Nuk do u sugjeroja kurrë që në këtë moshë të iknit. Unë kam qenë emigrant dhe e di shumë mirë çfarë flas, dhe nuk më ka dalë keq dhe nuk mund t’i them askujt mos ik. Por mos ikni kurrë me kotrabandistë dhe rrugë ilegale. Kurrë me idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi.’– tha Rama.

/e.d

Next Post
‘Territorialja’/ Çuçi: Drafti i PD shumë i cekët. Sot kemi 35% më pak burokratë në administratë, më shumë të ardhura e investime

‘Territorialja’/ Çuçi: Drafti i PD shumë i cekët. Sot kemi 35% më pak burokratë në administratë, më shumë të ardhura e investime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In