• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, më lehtë flet për Kosovën në OKB, sesa ulet me Kurtin

by Ben Andoni
29/09/2024 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kryeministri Rama, jo pak herë, është kritikuar në Kosovë, por pas “Ballkan Open”, ai ka qenë pjesë e një histerie të gjerë. Më shumë akoma, kjo frymë ndihet kur Rama është përballur në takimin e fundit ndërqeveritar me Kurtin, anuluar dhe pastaj me marrëveshjet e firmosura me postë!! Ashtu si ndodh, një pjesë e shoqërisë matanë kufirit, e lidhur shumë me narrativën e Vetëvendosjes dhe që nuk fal asnjë devijim, që nuk i shkon për shtat Kurtit e kanë pasur shpesh “kokën” e Ramën si objektivin e një tabele qitje, mbushur me mallkime dhe sharje. Së fundmi, për t’ua kthyer, Rama ka përdorur në rrjetet sociale pjesën e fjalimit që mbajti pak orë më parë në OKB. Me një krenari të tepruar në profilin e tij në ‘facebook’ ka shkruar se: “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”.

Nëse vendet tona do të ishin normale në marrëdhëniet e tyre do të duhet të ishin më të kursyera në artikulimet e tyre, kur flitet në hapësira të tilla. Është fakt se në sesionin e këtij viti në OKB, Shqipëria, përmes gojës së Ramës, ka thënë se: Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe se krahasimet me Ukrainën nuk qëndrojnë…Dhe, se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme e se kjo duhet të fillojë nga pesë shtetet anëtare mosnjohëse. Më qartë e pastër nuk ka.

Ramës i atribuohet edhe fakti që në vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd, e tregoi hapur dhe qartë realitetin e Kosovës, si të pavarur, duke e deklamuar me të gjithë seriozitetin dhe peshën e duhur. Janë këto deklarata, ashtu si Rama i ka shfrytëzuar në të gjitha takimet e tij, për të shprehur jo thjesht mbështetjen për Kosovën, por më shumë se çdo gjë: tregimin për një realitet të pakthyeshëm të bashkëkombasve tanë. Ky fakt, jemi të sigurt, se do ta artikulonte cilido nga zyrtarët tanë po të ishte në Beograd dhe në tribuna ndërkombëtare.  Dhe, vërtetë, paçka fjalëve apo disa herë protokolleve ”të ftohta”, Rama është pritur me nderime, sidomos nga njerëzit, ashtu si çdo zyrtarë tjetër.

Veçse është absurde tani, që prej muajsh, që marrëdhënia e dy vendeve tona mbahet peng i një marrëdhënie të nderë të egove të Ramës dhe Kurtit. Ajo kulmoi zyrtarisht me mosmbajtjen normale të mbledhjes së fundit të përbashkët dhe mungesën e një normaliteti, që po bie gjithnjë e në sy. Paçka se shkëmbimet e zyrtarëve të niveleve të tjera nuk mungojnë dhe lidhja mbetet e fortë mes njerëzve, gjithnjë e më shumë janë shtuar ata, që duan ta ngatërrojnë. Kjo nis qysh nga projeksioni i turizmit dhe “braktisja” e kosovarëve, që shpallet nga disa individë, deri në ftohtësinë bezdisëse të marrëdhënieve më të larta. Është më e lehtë për Ramën që të artikulojë në OKB dhe kudo për Kosovën sesa të ulet e të flasin normalisht me Kurtin. Ashtu, si ky i fundit, mund të shkoj në çdo panel dhe forum të rastit, por mos të gjendet në Tiranë, kur duhet!!! Mbase këto rreshtat do ishin të tepërta në kushte të tjera, por gjërat që kemi mes vete, duket se nuk është se i kemi bajagi aq mirë. (Javanews)

 

Next Post
FOTO/ Buffon martohet me gazetaren për të cilën braktisi gruan! Brenda dasmës madhështore

FOTO/ Buffon martohet me gazetaren për të cilën braktisi gruan! Brenda dasmës madhështore

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Për inat të,Vjehrrës (Rama), nusja (Albini) shkon e flë me millonanë (Mitsotakis).
    A do më o Andon ?
    A nuk ishte kjo kodosh nuseje (Albin Kurti) krijoi VV këtu, dhe hyri në zgjedhje në Shqipëri, kunder Ramës ?
    A nuk është shkërdhatllëk i Albin Kurtit, kunder Ramës ?
    Ç’mutin donte Kurti të nderhynte në zgjedhje në Shqipëri ?
    Apo donte që të bënte edhe këtu, LËMSHIN që bëri në Maqedoni ?
    Këto çështje, ju i nderuar Ben Andoni, nuk i trajtoni në shkrim. Me qëllim, apo ju ka rrëshqitur, nuk e dij.
    Por, shejtani, këtu duhet kerkuar.
    Albin Kurti, është skuthi, është stërkëmbëshi, është sherri, është pisi për pisllëkun që donte të krijonte këtu ndër ne, me qellim që të bëhej Ky (Albini) lideri suprem i shqipëtarëve. Albini vuan nga deliri i madhështisë.
    Kaq.
    Konsideratë.

    Reply
  2. Ypupop says:
    1 year ago

    Kurti vepron me metodat e Ajetolleheve, lukunia e zagareve te tij ne Kosove, MV, Luginen e Presheves, bile edhe ne Mal te Zi e Greqi, kane vetem nje mision: Te sulmojne Ramen e Shqiperine 24/7 me menyrat, shpifjet e inskenimet me te uleta. Mjafton te lexohet portali Bota Sot ne Kosove, per te kuptuar se ne cfare niveli eshte poshtersia, intriga e maskaralleku.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com