• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama me investitorët turq: Jemi vend i pasur me minerale e naftë

by
30/04/2015 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë forumit publik, të organizuar nga think-tank “Fikir Sofrasi” (Tryeza e Ideve) në Stamboll, ku ishte edhe i ftuari i nderit. Forumi, me temë “Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë”, pati një pjesëmarrje të gjerë, industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si dhe përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke.

Në fjalën e tij, Kryeministri bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, burimeve tona natyrore, si dhe synimit të qeverisë për të krijuar një klimë pozitive për investimet.

“Unë besoj fort se Turqia është për ne, një burim shumë i rëndësishëm për të mësuar sesi një vend mund të ndryshojë, nga Stambolli i ’84-ës në Turqinë e sotme, por edhe për një arsye fare të thjeshtë, sepse, në qoftë se ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e mira, ne do kemi një hapësirë të madhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona ekonomike, shkëmbimet tregtare, si edhe praninë e investitorëve turq në Shqipëri,” – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri nënvizoi se qasja e qeverisë shqiptare është një model të ri ekonomik që bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike, e cila mbështetet në 5 sektorë prioritarë, energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë për investime janë të mëdha.

“Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ambicia jonë është të krijojmë kushtet për Investime të Huaja Direkte, shumë të rëndësishme, në disa fusha ndër të cilat kryesorja është turizmi. Ajo që kuptuam ishte se ne kishim nevojë të hartonim një model të ri zhvillimi dhe të mbështesnim luftën tonë për rritje ekonomike në burime të qëndrueshme. Praktikisht, kemi kuptuar se ka 5 burime të qëndrueshme rritjeje ekonomike për vendin. Së pari, energjia e cila bazohet në faktin se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Europë, pas Norvegjisë, për burime ujore dhe potencial hidroenergjitik. Plus vijnë nafta dhe mineralet. Vendi ynë ka burime të konsiderueshme nafte nën tokë, si edhe burime të rëndësishme mineralesh.

Sigurisht, është turizmi, sepse Shqipëria është një destinacion totalisht i paeksploruar dhe po e shikojmë vit pas viti se si botime shumë të rëndësishme për turizmin, që nga New York Times, tek Lonley Planet, National Geographic dhe agjencitë më të mëdha të turizmit, sidomos të Europës Veriore, po u sugjerojnë turistëve që të konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre. Pastaj vjen bujqësia dhe manifaktura.”

Një theks të veçantë, Kryeministri i vuri turizmit, si një fushë me potencial të lartë zhvillimi dhe ende e paeksploruar plotësisht. Kryeministri i ftoi sipërmarrësit turq të marrin në konsideratë investimin edhe në këtë sektor.

“Shpresojmë fort se do të krijojmë kushtet dhe të bindim investitorët turq që të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në turizëm. Duam të investojmë në një turizëm të cilësisë së lartë. Dhe Shqipëria ka një cilësi fantastike, sepse nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Ndaj ju lutem, ejani dhe qëndroni në Shqipëri një, dy, tre, katër ose më shumë ditë dhe keni për të parë se do të përjetoni shumë gjera, por kurrë nuk do të mërziteni.”

Kjo vizitë e Kryeministrit Rama është në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë në Itali apo Gjermani, për t’u takuar dhe nxitur sipërmarrësit e huaj, të interesuar për të investuar në Shqipëri.

Next Post

Dekomunistizimi dhe e djathta moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

April 30, 2026
Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

April 30, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

April 30, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In