• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mbylli procesin e “Ballkanit të Hapur”, reagon Meta: Misioni ka mbaruar, por jo ai i ‘Kalit të Trojës’

by Java News
03/07/2023 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar, por jo i Kalit të Trojës.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi këtë nismë rajonale, në të cilën Kosova nuk u bë pjesë, Meta shkruan se tërheqja nga ky prjekt është i vonuar.

Ai thotë se e ka denoncuar këtë nismë që kur ishte President, pasi sipas tij ringjallte fantazmën e Jugosllavisë dhe të Millosheviçit, si dhe projektet ogurzeza të ndryshimit të kufijve dhe ishte shumë rrezikshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Meta deklaron më tej se çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre dhe është i destinuar të dështojë siç ndodhi me “Ballkanin e Hapur”.

POSTIMI I PLOTË
MISIONI I “BALLKANIT TË HAPUR” KA MBARUAR, POR JO I “KALIT TË TROJËS”.
Tërheqja nga projekti përçarës dhe përjashtues i “Ballkanit të Hapur” është një vendim shumë i vonuar, që vetëm prodhoi kontradikta të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk solli asnjë rezultat tjetër.

Qysh në krye të herës, në vitit 2019, kur u prezantua si projekt me emërtesën “Mini-Shengeni Ballkanik” dhe në vijim, në mënyrë konsistente, gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës dhe më pas, kam denoncuar se kjo nismë që ringjallte fantazmën e Jugosllavisë dhe të Millosheviçit, si dhe projektet ogurzeza të ndryshimit të kufijve ishte shumë rrezikshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, nuk bazohej në rregullat, parimet, liritë dhe vlerat e Bashkimit Europian, dhe si e tillë kam paralajmëruar nuk mund të ishte jetëgjatë.

Kjo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërbente protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon, si dhe të forcimit të autokracisë kundër demokracisë për interesa politike të ditës, vetëm efekte negative mund të kishte dhe të tilla pati.

Për shkak të këtyre qëndrimeve, që u pasuan nga një sërë sulmesh, akuzash dhe nismash kundër Institucionit të Presidentit, pohova në 12 shkurt të vitit 2022 se: “Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synon ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro ‘Ballkanit të Hapur’”.

Kjo deklaratë e imja vinte sepse isha i shumë i bindur dhe gjithmonë kam mbështetur në mënyrë të palëkundur “Procesin e Berlinit”, si një nismë gjithëpërfshirëse të përkrahur qartë nga të 6 vendet.

Kjo nismë ka dhënë rezultate konkrete, pasi jo vetëm shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur edhe mekanizma zbatues dhe monitorues, por edhe sepse “Procesi i Berlinit” mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri, fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me mbështetje financiare, krejtësisht ndryshe nga “Ballkani i Hapur”, që paraqitej thjesht si një alternativë paralele ndaj anëtarësimit në BE duke e tjetërsuar rajonin tonë në një komunitet politik hibrid.
Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona.

Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre dhe është i destinuar të dështojë siç ndodhi me “Ballkanin e Hapur”.

Vendimet e befta të njëanshme dhe të mbushura me propagandë dhe retorikë, në funksion të politikës së ditës dhe përfitimeve personale të çastit sjellin vetëm dëme të mëdha dhe afatgjata, mjerisht Kryeministri dhe Qeveria e Shqipërisë ka ndjekur këtë rrugë.

Ndaj duhet të bëjmë kujdes sepse vërtet misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar, por jo i “Kalit të Trojës”. Është jetike që Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA.

Vitalizimi i “Procesit të Berlinit” është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

E ardhmja e rajonit tonë është te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian, i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin dhe konsolidojnë arritjet e deritanishme në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku Shqipëria dhe Kosova janë faktor kyç.

/f.stafa

Next Post
I dogji 3 herë lokalin Noizy-t/ Kushëriri i tij kyç gojën para gjykatë, bëri rezistencë kur u arrestua

I dogji 3 herë lokalin Noizy-t/ Kushëriri i tij kyç gojën para gjykatë, bëri rezistencë kur u arrestua

Comments 1

  1. F-22 Raptor says:
    3 years ago

    Paska reaguar burri me kurve e i lig ne kete vend!

    Reply

Leave a Reply to F-22 Raptor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In