• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mbron Shengenin rajonal: Rruga e vetme që Shqipëria dhe Kosova të thyejnë barrierën kufitare

by Java News
30/12/2019 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij për shqiptarët një ditë para Vitit të ri 2020, ka folur për nismën e Mini Shengenit ballkanik.

Rama tha se është lënduar nga komentet negative të shumë shqiptarëve të Kosovës, duke u shprehur se kjo nismë sjell zhvillim e jo regres. Kreu i qeverisë theksoi se ata që flasin kundër projektit të Mini Shengenit ballkanik janë rrenacakë patriotikë, që kërkojnë të ç’orientojnë popullin me përralla të tilla.

“Më kanë lënduar shumë kosovarë, miq të kësaj faqe. Unë për asgjë nuk e tradhtoj për asgjë në botë popullin tim. Kur them popullin tim, them Shqipëria e Kosova. Kur them njerëzit e mi, them edhe për Kosovën. Unë tradhtar? Po kur, vëllezër e motra nga Kosova, kurrë nuk kam qenë e jam. Ky është një proces politik dhe ndërkombëtar. Mesa duket të tjerët kanë një veti që unë nuk e kam. Ata kanë rolin për të bërë shqiptarin, bëjnë rrenën patriotike kundër “shkjaut”. Por koha nuk është me ta. Shengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re, sic thonë ata që nuk bëjnë dot qeveri as me dy parti. Këtë e thonë ata që nuk dinë të bëjnë qeveri, sepse zihen për karrige. Kanë sjellë edhe në Tiranë njerëz, duke mbushur njerëzit me rrena patriotike. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur. Politikanët në Kosovë luftojnë për vete. Unë nuk harroj krimet dhe jam kundër krimeve të regjimit të Milloshevicit. Ata që thonë se unë paskam dashur deri të ndaj Kosovën, janë njerëz që duan veç interesin vetjak. Ky është një helm patriotik që hidhet nga persona që duhet të bëjnë më shumë për Kosovën”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se Kosova nuk dëmtohet aspak nga Mini Shengeni ballkanik, duke nënvizuar se ka rënë dakord me presidentin serb që Kosova mos të përfshihet në asnjë lloj diskutimi. Për Ramën, Mini Shengeni ndihmon Kosovën e Shqipërisë drejt rrugës të zhvillimit.

“Shengeni rajonal është rruga e vetme për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejnë barrierën kufitare mes vetes, për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalet. Shengeni nuk sjell asnjë ndryshim në raport me Kosovën dhe as në raportet e Shqipërisë me Serbinë. Shengeni ballkanik ka pozitivitete në ekonomi. Unë kam arritur ta bindë presidentin e Serbisë që nuk ka asnjë përfitim në raport me Kosovën. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. Nuk mund të flitet më si në luftë, pasi lufta ka mbaruar, e tani është koha e politikës. Madje, Shengeni ndihmon Shqipërinë dhe Kosovën drejt proceseve të tjera euro-atlantike”, deklaroi Rama. /e.s/

Next Post
E mbingarkoni stomakun tuaj me ushqim për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj!

Këto janë pesë ushqimet fatsjellëse që duhet t’i keni në tryezë natën e Vitit të Ri

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Brilant!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

February 2, 2026
Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In