• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mbledh sërish Qeverinë: Të intesifikohet puna për inventarizimin e banesave të prekura

by Java News
28/11/2019 07:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur qeverinë mëngjesin e kësaj të enjte, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi në tejkalimin e kësaj situate të rëndë. Shefi i qeverisë tha se po punohet pa pushim, natë e ditë për të garantuar çdo nevojë ndaj familjeve të prekura.

Sipas tij, edhe pse situatë vijon të jetë e rëndë, ekipet duhet të punojnë për inventarizimin e familjeve që strehohen në hotele, por dhe verifikimet konkrete në terren në banesat apo shtëpitë e shkatërruara. Shefi i qeverisë teksa foli gjatë para ministrave pohoi se çdo familje e prekur do trajtohet me solidaritet të plotë.

“Ndërkohë që bilanci i të vdekurve është rritur, kërkimet pa pushim të trupave heroike të shpëtimit nuk kanë arritur të nxjerrin më jetë nga gërmadhat, ata të cilët kanë vijuar dhe vijojnë të punojnë në kushtet e rrezikshmëria tanimë shumë të lartë, qofshin përfaqësuese të trupave tona dhe jo vetëm.Është momenti për të ndihmuar psikologjikisht një popull të traumtizuar dhe nuk është momenti për audiencë, like dhe komente. Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të qetësuar shpirtrat e stërtrazuar të njerëzve dhe për të përçuar informacion real. Kjo është koha e psikologëve dhe jo e astrologëve. Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë, që nuk është e mbrojtur nga shiu dhe e garantuar me ushqime. Duhet të punohet me shumë këmbëngulje. Do të na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre dhe do të na duhet një durim i hekurt, të cilin ne duhet ta kemi. Ne duhet të garantojmë kushtet optimale për në këto kushte, kur kanë humbur pasurinë e tyre. Tani është momenti për të inventarizuar të gjithë kuadrin e situatës së familjes duke bërë verifikime strikte të familjeve që strehohen në hotele. Duhet intensifikuar puna për banesat fizike dhe të iventarizohen. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është krijuar që dje, është në fazën fillestare të punës dhe unë do të doja që të theksoja që ministria e Infrastrukturës, e cila meriton mirënjohje për gjithë sakrificën së bashku me kolegët e tjerë, që ju ka rënë detyra të përballajojnë situatën në vijën e frontit, duhet të garantojmë përfshirjen e të gjithë inxhinierëve nga të gjithë rrugët e jetës nga sektori publik e privat”, tha kryeministri Rama. /e.s/

Next Post
Analizë për tërmetin në Shqipëri, dy ekspertë amerikanë tregojnë shkaqet e mundshme

Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti tragjik, lëkundjet e forta të natës shtojnë panikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In