• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Masterplan projektesh për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë brenda kësaj dekade

by Java News
10/09/2022 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i Terminalit të Gazit të Lëngshëm në Vlorë, me kompaninë amerikane Excelerate Power si partner kryesor, do e bëjë Shqipërinë sovrane në aspektin energjetik.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama teksa publikoi në rrjetet sociale dhe një prononcim nga përfaqësuesi i kompanisë Excelerate Power, Daniel Bustos, nga forumi energjetik i vendeve të Europës Juglindore në Selanik të Greqisë.

“Ne do ta bëjmë Shqipërinë sovrane në aspektin energjetik eksportues neto të energjisë brenda kësaj dekade, përmes një masterplani projektesh që tanimë kanë nisur dhe ndër të cilat është edhe projekti i Terminalit të Gazit të Lëngshëm në Vlorë, me kompaninë amerikane Excelerate Power si partner kryesor”, shprehet Rama.

Në prononcimin e tij drejtori ekzekutiv tregtar i kompanisë Excelerate Power, Daniel Bustos theksoi se, “është një nder për mua që të bashkohem me ministren Balluku dhe çdo vendimmarrje tjetër që po punon për sipërmarrjen energjetike në Evropën Juglindore. Jemi partner me qeverinë shqiptare për një projekt LNG të integruar që do të sjellë diversifikim, siguri energjetike dhe përballueshmëri për qytetarët shqiptar.

Gjithashtu po punojmë më tej për të integruar këtë projekt me ta me qëllim furnizimin me gaz natyror të pjesës tjetër të Evropës. Ky është një projekt për të cilin kemi dy vite që punojmë dhe në situatën aktuale jemi më të angazhuar se kurrë për ta realizuar”.

Forumi energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik të Greqisë, ministrat e vendeve të rajonit si dhe ambasadorë të SHBA-së në Ballkan.

E pranishme në këtë forum ishte edhe Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku gjatë diskutimit të saj vendosi theksin te nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë./m.j

Next Post

Shqipëria si viktimë dhe si 'kalë beteje' kundër terrorizmit kibernetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In