• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-Manastirliu: Qendra shëndetësore nr.1 me godinë të re, përfitojnë 100 mijë qytetarë

by Ardit Rada
14/01/2021 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar godinën e re të Qendrës Shëndetësore nr. 1 në kryeqytet. Manastirliu tha tha se nga kjo qendër do të ofrojë shërbime cilësore për rreth 100 mijë banorë.

“Është bërë një punë e madhe edhe në këto muajt e pandemisë për të vijuar programin tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Kjo qendër e re i shërben 100 mijë banorëve të Tiranës. Në Qarkun Tiranë janë 52 qendra shëndetësore të rehabilituara”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të qendrës së re shëndetësore për banorët e Njësisë Administrative nr.1 dhe 2 në Tiranë, Manastirliu theksoi rolin e mjekut të familjes në menaxhimin e pandemisë Covid19.
“Mjekët e familjes kanë qenë të angazhuar që në krye të herës dhe kanë vijuar me ndjekjen e pacientëve me covid19, qoftë përsa i përket diagnostifikimit, rasteve të dyshuara gjithashtu, por edhe dhënies së paketës së rimbursimit falas me barnat për trajtimin ambulator. Mjeku i familjes ka një rol thelbësor në gjithë menaxhimin e rasteve në një kohë të shpejtë dhe për të parandaluar më pas edhe vajtjet në spital dhe për të bërë drejtimin e duhur drejt Urgjencës Kombëtare apo rasteve që ndiqen”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se qendrat shëndetësore të rindërtuara brenda komuniteteve do të ofrojnë edhe shërbime shëndetësore në familje.

“Një element për t’u theksuar është që do të ofrohet shërbim në familje nga qendrat shëndetësore. Pra vendosja e qendrave brenda komuniteteve krijon dhe lehtësinë për ofruar dhe shërbime në familje, psh një injeksion, apo dhe një terapi të thjeshtë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Rritja e pagave për personelin shëndetësor me 40%, është vlerësuar nga vetë personeli shëndetësor, ndërsa kryeministri Rama tha se nuk do të ndalen këtu por janë në diskutime për të kaluar në një fazë tjetër të sistemit shëndetësor.

“Besoj qe me gjithë këto ndryshime që po bëhen edhe nga pikëpamja e infrastrukturës, edhe nga pikëpamja e pagave, edhe në këtë aspekt do të ketë përmirësime. Patjetër që nuk do të ndalemi këtu. Ne jemi në diskutim për të kaluar në një fazë tjetër me sistemin edhe për të krijuar më shumë pavarësi administrative nga ana e strukturave shëndeësore. Për t’i dhënë mundësi atyre që punojnë më shumë edhe brenda sistemit, që të paguhen më mirë me bonuse, sipas performancës”, tha Kryeministri Rama.

Qendra e re Shëndetësore nr.1 në Tiranë, një investim i qeverisë, pjesë e Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore u realizua në 6 muaj, gjatë periudhës së pandemisë. Qendra shëndetësore nr.1, nga disa ambiente të vogla dhe jo të mjaftueshme për qytetarët të cilëve u shërben, të Njësive Administrative nr. 1 dhe 2 në Tiranë, tashmë zhvendoset në këtë godinë të re, e cila garanton kushtet e duhura për 104 mjekë dhe infermierë si dhe për 100 mijë banorët që marrin shërbim në këtë qendër./a.p

Next Post
Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro 4 vite më parë, arrestohet 51-vjeçari

Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro 4 vite më parë, arrestohet 51-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com