Kryeministri Edi Rama ka komentuar miratimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë, aq shumë të debatuar në seancën e posaçme të ditës së djeshme në Kuvend. Përmes një postimi në Tëitter, Rama shprehet se me kalimin e kësaj reforme, do të revolucionohet arsimi i lartë, duke lindur një ditë të re shpresash për universitetin shqiptar.
“Kalon ne oret e para te mengjesit reforma qe revolucionon arsimin e larte, nis nje dite e re shpresash e sfidash per universitetin shqiptar.” shkruan Rama
Përpos akuzave të ndërsjellta mes mazhorancës dhe opozitës, u miratua dje në orët e vona të mbrëmjes ligji për arsimin e lartë me 78 vota pro.









