• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Itali, 17-vjeçari u vra se pëlqente të dashurën e një tjetër shqiptari

by
22/07/2015 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit italianë në lidhje me vrasjen në mënyrë mizore të 17 vjeçarit shqiptar Ismail Luli. Policia italiane ka marrë në pyetje dy të rinj shqiptarë të dyshuar për vrasjen e 17-vjeçarit. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar banues në Urbania dhe një 19-vjeçar banues në Vado, që të dy persona të njohur me viktimën. Dy shqiptarët kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe duket se kemi të bëjmë me një vrasje si në ato të videolojave nisur nga mizoria.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, policia thekson se motivi që ka shtyrë dy të rinjtë të vrasin bashkatdhetarin e tyre në mënyrë mizore duket se ka qenë xhelozia. Në qendër të masakrës duket se është një vajzë 19 vjeçe nga Maqedonia, e cila njihte Ismailin. 19-vjeçares gjithashtu i është dërguar një mesazh i çuditshëm nga telefoni i Lulit ku shkruhet: Dua të ndryshoj jetën, do të iki në Milano. Mos mos kërko!

Policia ka kontrolluar makinën e nënës së njërit prej autorëve të dyshuar, ku mund të gjendet të dhëna se Ismaili është transportuar me atë makinë. Priten rezultatet e autopsisë për të vërtetuar një gjë të tillë.

183554

Hetuesit kanë gjetur dy çanta shpine me njolla gjaku në pyllin ku u gjet trupi i 17-vjeçarit dhe sipas tyre kemi të bëjmë me një vrasje të paramenduar. Jo vetëm kaq, por ka dyshime se në vrasje mund të jenë përfshirë dhe persona të tjerë.

Studenti i vrarë jetonte në Vado me nënën dhe motrën e tij të vgoël. Ai u zhduk më 19 korrik dhe në mesazhin e fundit të dërguar nënës së tij shkruante se donte të shkonte në Milano për të ndryshuar jetën e tij dhe kërkonte që të mos e shqetësonin.

Hetuesit dyshojnë se ai mesazh mund të jetë dërguar nga autorët e krimit. Ai u gjet me duar dhe këmbë të lidhura dhe fyt të prerë. Vrasja e Ismailit është e ngjashme me ekzekutimet e ISIS, pasi prerja në fyt është aq e thellë sa që koka gati është e shkëputur nga trupi.

183688_1

Next Post

Greqi, shqyrtohet paketa e dytë e masave shtrënguese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In