• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kush shkel lejen e ndërtimit, ose do shembet, ose sekuestrohet prona

by Java News
30/01/2020 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama teksa foli për ligjin për ndërtimet, pohoi se nevojitet reflektim pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë theksoi se gjatë tërmetit me magnitudë 6.2 të shkallës rihter nuk u shembën ato godina që respektuan projektin, por ato që ishin ndërtuar me më shumë kate se sa ishin projektuar. Mes të tjerash ai paralajmëroi të gjithë ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje, se këto godina ose do të shemben, ose do të përdoren për qëllime sociale.

Po ashtu Rama nuk la pa shigjetuar dhe atë çka ai e cilëson grupi “KÇK”, “Kap ça të Kapësh”, ku theksoi se në këto raste të abuzimit, ky grup ka gjunjëzuar shtetin.

“Po të bënim një ekspozim të projekteve që miratohen dhe të projekteve që janë zbatuar në realitet, do kishim dy botë krejt të ndryshme. Ju siguroj se një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë dhe padiskutim dhe në qytete të tjera, s’kanë lidhje fare me lejet e ndërtimit të miratuara. Nëse do ishin zbatuar projektet e miratuar nga bashkitë, do kishim sot pas 30 vitesh qytete më cilësorë në pikëpamje të urbanistikës. Ajo që ka ndodhur historikisht dhe që ka sjellë dhe situatën e papranueshme të pamundësisë të qindra-mijëra familjeve për të zotëruar pronën e tyre, është tejkalimi i kornizës së ndërtimit. Kate e shtesa anësh. Arkitektët janë të fundit qe firmosin në projekt. Konstruktorët nuk mund të mos mbajnë përgjegjësi penale kur ndërtohen dhe 2 kate shtesë.

E gjitha është e paligjshme, deri tek kriminale. Nuk janë shembur në Durrës godina që kanë respektuar parlamentet. Por godina që me leje ndërtimi janë bërë 3 kate dhe në fakt u ndërtuan 8 kate. Shto ujë e shto miell. Ato morën jetë njerëzish. Nuk mund të funksionojë dot jashtë përgjegjësisë penale ky sistem. Me gjykatë ata kanë gjunjëzuar shtetin. KÇK nuk e ka lejuar këtë. Por e ka gjunjëzuar shtetin dhe ka favorizuar ndërtuesit. Ajo çka duhet bërë taksative është se çdo volum i ndërtuar për qëllim fitimi, pra flasim për godina me shumë njësi, duhen ose shembur ose sekuestruar për qëllime sociale. Nuk mund të jenë më pronë e atyre që e kanë ndërtuar”, tha Rama. /e.s/

Next Post
Koronavirusi mund të shkaktohet prej lakuriqëve të natës/ Çfarë po hulumtojnë shkencëtarët? Rritet numri i viktimave

Koronavirusi mund të shkaktohet prej lakuriqëve të natës/ Çfarë po hulumtojnë shkencëtarët? Rritet numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulën dhe pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulën dhe pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas

October 20, 2026
Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

October 20, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

October 20, 2026
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

October 20, 2026
Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

October 20, 2026
Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com