Kryeministri Edi Rama premtoi mbrëmjen e sotme se plani ekonomik siguron edhe pagat e privatit. Shefi i qeverisë tha se kushdo që punon në një kompani private, do të marrë paratë për ditët e munguara në punë, në masën 100%.
Deklaratat erdhën teksa Rama shpjegoi paketën e masave të marra nga qeveria për të menaxhuar situatën ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Ai tha se buxheti i vendosur në funksion të Ministrisë së Shëndetësisë është drejtpërdrejtë i dedikuar për nevoja që lidhen me asistimin e të gjithë atyre që do të infektohen apo do t’i referohen ndihmës në spital.
“Shpërblimi i mjekëve është veç. Ne kemi thënë që të gjithë mjekët, infermierët që janë të përfshirë në vijen e e parë në fund të muajit ku jemi, bashkë me rrogën do të marrin edhe 1 mijë euro bonus ‘ – tha ndër të tjera kryeministri.
Sqarimi i Ramës: Cilat paga do kompensohen, për tre muaj shteti u del garant bizneseve