• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kush përballet me krimin, merr baltë dhe goditje si bashkëpunëtor

by A R
18/06/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në Kuvend me deputetin e opozitës parlamentare, Halit Valteri, pas akuzave të hedhura prej tij lidhur me kriminalitetin në vend.

Rama tha se është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të bëjë akuza penale, të japë deri dhe detaje që lidhen me një hetim, referuar atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, duke u shprehur se Valteri deklaroi se i njeh vrasësit, atentatorët dhe viktimat.

“Njeh kush është me kapele, pa kapele. Ndërkohë që nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit. Ju nuk jeni as i vetmi e as i pari, por zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik. E ka marrë peng edhe kulturën e parlamentarizmit të Kuvendit që mos të zhvillohet sipas standardeve. Të bësh politikë me krimin është e rëndë. Të flasësh në këtë farë feje është që të ushqesh mitin e kriminelit”, u shpreh Rama.

Në vijim shtoi se opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë më mirë dhe që ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione.

Sipas tij, Partia Socialiste është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë.

Rama tha se është fakt i njohur dhe jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën dhe se kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit.

“Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin”, tha Rama.

/a.r

Next Post
“Zgjedhorja”/ Rudina Hajdari: Ja pse nuk firmosa, duam ndryshim sistemi

Hajdari: E kuptoj Ramën që nuk do ndryshim sistemi, po Basha pse i dogji mandatet?

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    HAHA HAHA ,paska PJERDH Edi sot

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

February 10, 2026
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In