• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Krijojmë Këshillin Kombëtar të Diasporës, do të kemi një “atlas” të shqiptarëve kudo në botë

by Java News
20/11/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komunikimin e Javës në rrjetin e tij social, Kryeministri Rama ja ka kushtuar Samitit të Diasporës shqiptare, duke deklaruar se pas suksesit të tij, qeveria do të krijojë Këshillin Kombëtar të Diasporës, në mënyrë që të gjitha vendimet e marra nga ky takim të jetë të institucionalizuara. Rama ka shtuar se me ngritjen e një strukture, samiti dhe vendimet e tij si dhe ato që do të vijnë në vitet në vijim do të materializohen në zotime dhe fakte.

Më tutje kryeministri ka shtuar se tashmë ka nisur puna për krijimin e një “atlasi” të shqiptarëve kudo në botë, në mënyrë që edhe ata të votojnë në Shqipëri.

Kjo javë u shënua si java për herë të parë qysh nga rënia e regjimit të vjetër dhe rihapja e rrugës së migrimit të shqiptarëve… shteti shqiptar kujtohet më në fund ti mbledhë shqiptarët e shqipes në një samit… më mirë vonë se kurrë dhe sidoqoftë kurrë nuk është vonë për tu angazhuaer në një përpjekje të përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës e kudo në europë, nën moton të pandarë për Shqipërinë.

Samiti mblodhi për herë të parë pa asnjë dallim rreth 1 mijë përfaqësues nga rreth 40 vende. Synimi është i qartë, të ndërtojmë një urë të re dhe sa më të fortë komunikimi dhe ndërveprimi, e po ashtu të nxisim me të gjitha mënyrat ndërtimin e urave lidhëse mes komuniteteve shqiptare, për të shfrytëzuar sa më shumë energji shpirtërore dhe sa më shumë vullnete njerëzore.

E dimë se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por jam tejet i inkurajuar nga ky takim i parë. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk u mbërriti ftesa… por lejomëni tju them se e nisëm këtë organizim në një shkretëtirë të plotë mungese të të dhënave, adresave për shqiptarët nëpër botë. Askush nuk e mendoi në këto 20 e kusur vite ti kontaktojë ata. Ja pse qeveria dhe diaspora, do të angazhohen së pari të krijojnë Këshillin Kombëtar të Diasporës Shqiptare.

Këshilli do të jetë një strukturë qendrore, që do të udhëheqë bashkëpunimin me diasporësn, veprimtarinë për të vënë në jetë të gjitha angazhimet e ndërrmara në këtë sdamit. Qeveria jonë e ka nisur tanimë punën për të bërë regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit tonë. Ky regjistrim do të krijojë bazën për votimin në distanncë dhe do të ndihmojë në krijimin e atlasit të shqiptarëve kudo në botë.

Do të krijojmë dhe do të ndajmë të përditësuar një bazë të të dhënave për shqiptarët kudo në botë.

Ndjesia e jashtëzakonshme e këtij samiti konfirmon edhe një herë sesa shumë mund të arrijmë nëse jemi bashkë. I falenderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në këtë samit shumë inkurajues./javaa.k

 

Next Post
Shenjat dhe simptomat që tregojnë se keni nevojë për syze

Shenjat dhe simptomat që tregojnë se keni nevojë për syze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In