• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama komenton operacionin e SPAK: Goditja me e thellë e krimit në tërë këto vite…

by A R
20/05/2022 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krah Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Kryeministri Edi Rama rishprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Europian.

Ai tha se në takimin që zhvilluan kokë më kokë, folën për angazhimet dhe sfidat për luftën në Ukrainë, për procesin në vigjilje të Këshillit Europian, kur dihet që Shqipëria dhe RMV janë në axhendë, shqyrtimi i çeljes formale për anëtarësim, për Ballkani e Hapur dhe reformat në vendin tonë.

Rama po ashtu tha se ata kishin folur edhe për operacionin e një dite më të SPAK, si një goditje e fortë ndaj krimit të organizuar.

“E nënvizova fjalën përsëri sepse është shumë e rëndësishme që për një moment të bëjmë dallimin midis periudhës së deri pak viteve më parë dhe periudhës së mëpastajme në raport me vizitat, por jo vetëm me vizitat, por edhe intensitetin e komunikimit mes Shqipërisë dhe BE, gjë që besoj se tregon që përtej vështirësive të procesit, përtej aspekteve të mirënjohura të formalizimit të hapave të mëtejshëm për tu hedhur jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike europiane si rezultat edhe i një vullneti gjithmonë e më të shprehur nga ana e Be, nga ana e auriteteve në Bruksel për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt Be. Natyrisht që nuk besoj, ose më saktë që jam i bindur se asnjëherë shqiptarëve nuk do u duket e tepërt përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen e BE në momentet më të vështira që nga momenti pas tërmetit tek periudha pas pandemisë sepse janë momente të cilat kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve mes BE dhe Shqipërisë e anasjelltas. Ndihemi shumë krenarë që jemi pjesë e frontit të përbashkët që sot është më shumë se asnjëherë tjetër, një front i së mirën ndaj të keqes, duke pasur parasysh frontin e luftës në Ukrainë. Folëm me Michel për situatën e përgjithshme, për angazhimet dhe për sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm patjetër për procesin në vigjilje të Këshillit Europian, ku dihet Shqipëria dhe RMV janë në axhendë për t’u shqyrtuar çështja e çeljes formale të bisedimeve për anëtarësim. Folëm për çështjet rajonale, për Ballkanin e Hapur, për gjithë sfidat e brendshme të rajonit dhe folëm për reformat në vendin. Duke filluar nga Reformën në Drejtësi e cila tanimë po jep frytet domethënëse. Të gjithë e ndoqëm dje operacionin shumëdomethënës të SPAK dhe Policisë së Shtetit për të goditur një rrjet kriminal dhe për t’i dhënë ndoshta goditjen më të rëndësishme sa i përket thellësisë së saj krimit të organizuar në të tëra vitet e kësaj lufte që vazhdon. Ashtu sikundër edhe shembuj kuptimplotë të vënies para drejtësisë të individëve pavarësisht lidhjeve, përkatësisë së tyre politike që tregojnë qartë që jo vetëm jemi në rrugën e duhur, por se kemi hedhur hapa domethënës edhe në krahasim me vende që prej kohësh kanë çelur negociatat”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
“Ne po bëjmë përshpejtimin e integrimit”/ Michel: Bisedat për anëtarësim duhet të fillojnë sa më shpejt

"Ne po bëjmë përshpejtimin e integrimit"/ Michel: Bisedat për anëtarësim duhet të fillojnë sa më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In