• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, kërkesë Kuvendit: Gjendja e fatkeqësisë të shtyhet deri në 31 mars

by A R
16/12/2019 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Në tre qarqet, gjendja e fatkeqësisë natyrore, që u shpall për 30 ditë përfundon përkatësisht në datat 28 dhe 30 dhjetor 2019.

Por cilat janë arsyet që kërkohet zgjatja?

Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës.

Gjithashtu, nëse vendi nuk është në gjendje fatkeqësie natyrore nuk mund të kërkohet as ndihmë nga jashtë, ndërkohë që konferenca e donatorëve është parashikuar në fund të janarit në Tiranë.

Vetëm gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të merren këto vendime;

-strukturat operacionale dhe drejtuesit e tyre (Ushtria, policia, zjarrefikesit, emergjenca mjekesore) jane ne dispozicion te KNEC-se;

– mund te vendosen dhe te zbatohen masa te jashtezakonshme per perballimin dhe lehtesimin e pasojave te fatkeqesise, si ndaj 4  institucioneve publike, qendrore dhe vendore, ashtu edhe ndaj privateve perfshire edhe gjoba ne rast te moszbatimit te ketyre masave;

– kryhet zyrtarisht apeli per asistence, drejtuar organizmave nderkombetare dhe shteteve te tjera, kerkesat e specifikuara per nevojat per asistence dhe raportet periodike te situates per Qendren Evropiane te Koordinimit te Emergjencave, per Qendren Euroatlantike te Koordinimit te Pergjigjes per Fatkeqesite;

– mediat dhe organet e tjera te informimit publik jane te detyruara t’u referohen burimeve zyrtare per njoftime lidhur me numrin e viktimave, listen e emrave dhe te parashikimeve te metej shume per mundesine e ndodhjes se ngjarjeve te tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive, si dhe duke mos krijuar panik te publiku, ne asnje rast;

– autoritetet mund te vendosin gjoba nga 100 000 (njeqind mije) – 500 000 (peseqind mije) leke ndaj bashkive, subjekteve private dhe shtetasve nese nuk permbushin detyrimet.

Këshilli i Ministrave thekson se objektivat e këtij janë garantimi i sigurisë së jetës së banoreve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura në këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar. Ne rastin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shpallja e gjendjes kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave, per nje afat 30-ditor dhe zgjatja e saj kryhet po nga Keshilli i Ministrave, me pelqimin e Kuvendit.

Parashikimet ligjore kushtetuese kerkojne qe zgjatja e afatit 30-ditor te kryhet nga Keshilli i Ministrave, duke marre “Pelqimin” e Kuvendit nderkohe qe ne baze te nenit 18, te ligjit nr.45/2019, “Per mbrojtjen civile”, Keshilli i Ministrave, nepermjet ministrit pergjegjes, informon Kuvendin per situaten e krijuar, rreziqet qe paraqiten dhe masat e marra per menaxhimin e situates, si dhe kerkon miratimin e tij per zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise pertej 30 diteve. Ndërkohë që përsa i përket situatës, ende vazhdon puna per vleresimin e demeve dhe per shpemdarjen e ndihmave te ardhura nga shtete e organizata nderkombetare dhe donatore te brendshem.

Next Post
Festat e fundvitit, Policia në aksion kundër shitjes së fishekzjarreve

Festat e fundvitit, Policia në aksion kundër shitjes së fishekzjarreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Fjalimi i plotë i Sekretarit amerikan të Shtetit nga Athina: Ja mesazhi i SHBA-ve për Europën -

Fjalimi i plotë i Sekretarit amerikan të Shtetit nga Athina: Ja mesazhi i SHBA-ve për Europën –

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com