• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Kemi diskutuar me FMN/ Nuk do të ketë rritje të taksave

by A R
09/11/2015 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke i paraprirë përfundimit të negociatave mes qeverisë dhe FMN-së, Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë rritje të taksave për shqiptarët. Ditën e nesërme pritet që të bëhet publik raporti i përfundimit të negociatave mes qeverisë dhe FMN-së.

“Nesër bëhet prezantimi publik i përfundimit të negociatave me FMN, unë mund të pararend të nesërmen duke vënë theksin në dy aspekte. Së pari nuk do të kemi rritje taksash çka konfirmon, por këtë herë jo me zërin tonë por me qëndrimin e FMN-së, se gjithçka është propaganduar për rënien e të ardhurave nuk ka lidhje me arsye t e gënjeshtërta që i janë servirur publikut, por ka lidhje me gjendjen objektive të konjekturës ndërkombëtare, që nga ulja e çmimit të naftës, mineraleve, inflacionin e me radhë dhe nga ana tjetër nuk do të prekim llogarinë kapitale, pra do të vazhdojmë të investojmë. Konfirmimi i ecurisë brenda programit të konsolidimit financiar dhe rritjes ekonomike me FM është konfirmimi më inkurajues që vendi mund të merrte sot, kam parasysh se jemi në një proces larg së qeni i përfunduar i reformave, jemi në një operacion që vazhdon.” – theksoi Rama.

Në lidhje me operacionin kundër informaliteti Kryeministri theksoi se kjo ishte e vetmja rrugë që Shqipëria të kthehej drejt rrugës së zhvillimit dhe progresit ekonomik. Sipas Ramës, Shqipëria dhe ekonomia e saj janë ende në sallën e operacionit, për tu pastruar nga trupi saj metastazat e krijuara nga korrupsioni dhe keqqeverisja.

“Jemi në një operacion që vazhdon, jemi ende në sallën e operacionit, për të pastruar organet e gjithë trupit të ekonomisë dhe të shtetit tonë nga metastazat e krijuara për shkak të kancerit të keqqeverisjes, korrupsionit dhe keqadministritt në të gjithë sektorët.Sot jemi këtu për të vazhduar në një debat të hapur në operacionin kundër informalitetit, që është njëra ndër arsyet se pse qeveria ishte në një pozicion të favorshëm besimi kur diskutonte me FMN. Kemi mkrijuar besimin dhe kjo na siguron kushtet për të vazhfuar më tutje. Nuk jemi këtu në momentin kur mund të flasim për rezultate përfundimtare, por jemi në momentin kur mund të themi se ja cfarë bëmë dhe ku mund të arrijmë.” Tha Kryeministri.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani njoftoi se deri më 31 mars, biznesi i madh do të punojë me kasën fiskale me individët për masën 10% ndërsa pas kësaj date të mos punojë më me kuponë.

“Deri më 31 mars 2016 biznesi me shumicë ka mundësi të faturojë ose punojë me kasën fiskale me individët për masën 10%. Ne ndryshojmë traditën, lejojmë që edhe për 4 muaj e gjysmë, biznesi i madh të lëshojë kuponë për individë dhe pas kësaj date të mos punojë më me kuponë, për t’ia lënë këtë biznesit të vogël. Biznesi i madh ka qenë ai që na ka argumentuar që mosshitja me kuponë na pengon, kështu që duke u marrë me biznesin e vogël për lëshimin e kuponit, automatikisht ndihmojmë biznesin e madh me faturën tatimore. Sistemi i ri i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e bën automatike rimbursimin dhe për shmangur të këqija t e së kaluarës kemi ngritur Drejtorinë e Rimbursimit, analizohet online kërkesa. Bizneseve të mëdha u hapet hapësira për të ulur nivelin e riskut të tyre nëse do të pranojnë që auditimi i biznesit të tyre të realizohet nga kompani auditimi ndërkombëtare”, deklaroi Cani.

Next Post

Giancarlo Padovan, italiani projektohet si zëdhënës i FSHF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

July 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Amerika, 250 vjet: historia e një vendi që ndryshon kur qytetarët reagojnë

July 4, 2026
Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

July 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 5 korrik 2026

July 4, 2026
Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

July 4, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

July 4, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Gjuha dëshmon krizën e besimit mes politikës dhe shoqërisë

July 4, 2026
Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In