• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Giancarlo Padovan, italiani projektohet si zëdhënës i FSHF

by A R
09/11/2015 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kualifikimi për në “Francë 2016” bën që Shqipëria të marrë masa për pjesëmarrjen në një kompeticion të tillë. Një nga risitë e para është edhe afrimi i një ish-drejtuesi të mediave më të mëdha italiane në krye të zyrës për shtyp, Giancarlo Padovan. Burime të besueshme për gazetën “Panorama Sport” në institucionin e futbollit në vend, që kanë preferuar të ruajnë anonimatin, kanë bërë me dije se afrimi i Padovanit pritet që të realizohet brenda këtij muaji.

Detyra e tij kryesore do të ketë lidhje me imazhin e Shqipërisë, sidomos gjatë Europianit. Gazetari dhe ish-drejtuesi i mediave të ndryshme italiane do të marrë rolin e drejtuesit sa u përket PR (Marrëdhënieve më Publikun). Një sektor shumë i rëndë- sishëm që ka të bëjë me marrëdhëniet me mediat dhe me imazhin e vetë institucionit. Aktualisht në zyrën e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit janë tre persona, që do të ruajnë pozicionet e tyre edhe pas afrimit të Padovanit.

Karriera

Që nga viti 1989, për rreth 13 vite, Padovan ka qenë pjesë e të përditshmes prestigjioze “Corriere Della Sera”, duke u bërë një nga gazetarët më të rëndësishëm në shtetin fqinj. Pavarësisht se kjo është gazeta në të cilën ai ka qëndruar shumë gjatë, Padovan e ka nisur karrierën në këtë profesion me “La Repubblica”, ku edhe ka mbuluar postin e zëvendësit në sektorin e sportit. 2002-’08 është periudha gjatë të cilës Padovan ka drejtuar të përditshmen torineze “Tuttosport”. Në vitin 2009, ai është bërë gazetari i parë që u përfshi në Këshillin Federal në Federatën Italiane të Futbollit. Padovan e njeh realitetin sportiv shqiptar pasi ka qenë pjesë e “Agon Channel”.

Trajner

Giancarlo Padovan ka qenë edhe trajner në futbollin e femrave. Ai ka drejtuar skuadrat për femra të Fiamamonzas, Piemontes dhe Torinos (2005- ’08), me të cilën është renditur në vendin e dytë dhe ka arritur deri në finalen e Kupës së Italisë.

PANORAMA SPORT

Next Post

Jennifer Lopez “çmend” Miamin (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com