• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kemi datë për negociatat, në korrik vjen ekipi i KE! Basha: Po e shet sapunin për djathë!

by Java News
28/06/2018 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me datën e negociatave

Rama tha se opozita punoi ditë natë kundër vendit, por megjithatë morëm një vendim pozitic për hapjen e negociatave verën tjetër.

Rama u shpreh se me këtë opozitë nuk kemi se çfarë të diskutojmë. Kryeministri duke iu drejtuar opozitës i ironizoi  duke thënë ”O Zot pse nuk e kufizove budallallëkun, pse e lë pa kufij”.

“Duhet të pajtohemi me këtë fatkeqësi, nuk kemi opozitë”, tha Rama në Kuvend

“Kjo është opozita e vetmë në historinë e procesit të integrimit që punon ditë natë kundër vendit të vet sa herë hap gojën dhe nxjerr fjalë në gjuhë të huaj. Nuk e thëm unë, nuk e thëmi ne, e thonë miqtë e Shqipërisë. Çfarë mund të debatojmë me këtë opozitë? Të debatojmë pse opozita jonë është e vetmja që thotë Shqipëria dështoi, ndërsa Këshilli Europian poston edhe kartolinë urimi për shqiptarët. Ne nuk nuk kemi punë me këta, pasi kemi shumë për të bërë në këtë stad të ri”, tha Rama

Kryeministri deklaroi se ka marrë ftesë për të shkuar në Bruklsel.

“Kam marrë ftesë për të shkuar në Bruksel për të filluar diskutimin për punën pregatitore që është puna e gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Në korrik vjen ekipi i Komisionit Europian”, deklaroi Rama

Basha: Rama është “Hamzai” i interesave të vendit

Pas fjalës kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit, ndërsa fjalën e mori Basha.

Basha tha se Rama ka rritur eksportin e krimit, drogës dhe emigracionit. Basha tha se Rama “do iu shesë sapunin për djathë, hapjen e negociatave për mos hapjen e negociatave”.

Basha e krahasoi Ramën me Kim Jong Un, i cili u tha qytetarëve të vendit të tij se Koreja e Veriut kishte fituar kampionatin Botëror të futbollit.

“Askush përveç Këshillit Europian nuk mund të hap negociatat. Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se në Shqipëri nuk ka më krim dhe se Shqipëria i meriton hapjen e negociatave. Ne shkuam kryeqytet më kryeqytet, ku edhe në ato vende që e dinë shumë mirë që Edi Rama ka rritur eksportin e krimin, eksportin e drogës dhe emigrimin”, tha Basha.

Basha shtoi më tje se negociatat nuk janë hapur, ndërsa theksoi se tashmë janë 13 kushte për të plotësuar dhe jo më 5.

“Në Europë nuk shkohet duke mashtruar, duke gënjyer.Rama është “Hamzai” i interesave të vendit. Nuk janë më 5 kushtet fillestare, por tashmë janë 13. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që vendimin për negociatat e hapin vetëm vendet anëtare. Gjermania ka insistuar jo vetëm do të ketë një kontroll rigoroz të 13 kushteve. Për sa kohë të kemi një ministër të brendshëm duke ndihmuar vëllai e tij të lidhur me trafikun e drogës, një ish-ministër tjetër eksportues të drogës në Europë, qershori i vitit tjetër do të jetë edhe më keq se ky qershor”, tha Basha.

Javanews.al/a.ç

Next Post
Luan Rama refuzon ftesën: Ditëlindjen e PS do e festoj me disa themelues të vjetër

Nënkryetari i LSI: Largohem nga Parlamenti nëse hapen negociatat vitin tjetër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In