• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama ka filluar të ketë frikë”/ Nishani: Ai nuk guxoi tu shpjegojë shqiptarëve pse jemi mes tre vendeve më të korruptuara në botë

by
10/04/2022 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar për Kongresin që zhvilloi dje Partia Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Edi Rama ka filluar të ketë frikë.

Sipas tij në kongresin e PS askush nuk guxoi tu shpjegojë shqiptarëve pse ata janë kthyer në vendin më të varfër të Ballkanit, pse Shqipëria është mes tre vendeve më të korruptuara në botë.

Postimi i plotë:

Kongresi i Partisë Socialiste në kontekstin formal nuk meriton kurrfarë vëmendje për partitë e tjera politike dhe në tërësi për opinionin publik.

Eshtë një event partiak që ju takon anëtarësisë së asaj partie.

Në kontekstin politik merr një dimension tjetër pasi PS qeveris vendin dhe aty kupton mentalitetin, kulturën dhe modelin e pushtetit mbi shtetin dhe qytetarët.

Në kontekstin praktik, të asaj që ndodhi ishte një skandal i rëndë politik, por që në kushtet kur përjetojmë skandale pas skandalesh prej 10 vitesh, rreket të ikë pa u ndjerë edhe ky perversitet i rradhës prej Edi Ramës.

Në kongresin e PS askush nuk guxoi tu shpjegojë shqiptarëve pse ata janë kthyer në vendin më të varfër të Ballkanit, pse Shqipëria është mes tre vendeve më të korruptuara në botë dhe pse shqiptarët vijojnë të braktisin masivisht vendin në një politikë antikombëtare të shpopullimit ?

Ajo që zëvendësoi këtë përgjegjësi të qeverisjes socialiste ishte shpërfaqja e modelit, kulturës dhe moralit politik të Edi Ramës, jo në kuptimin se nuk njihet kush është si i tillë, por në këtë kongres sa nga arroganca ekstreme që e ka kapur por edhe nga rikthimi i frikës më së fundi, e nxorri jashtë shinave.

Kryeministri i vendit deklaroj pa ju dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të ishte zhdukur prej kohësh se nuk i hyn në punë kërkujt !

Imagjinoni të kishte ndodhur kjo deklaratë në një vend tjetër evropian ?

Në fakt nuk ndodh sepse vetëm në Shqipëri kryeministër në vitin 2022 është një pinjoll i bllokut famëkeq stalinist të rregjimit hoxhist.

Ky pinjoll i asaj bote kriminale që i ndërtoi pasionet e veta mbi dhunimet, internimet, burgosjet e linçimet e djemve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës e gjithë Shqipërisë nga pushteti familjes, sot natyrshëm urren këdo që mund ti rrezikojë këtë trashëgimi pushteti.

Por përtej urrejtjes në këtë kongres, Edi Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë.

Çuditërisht edhe pse fakte dhe prova të shumta të korrupsionit me tendera, me konçensionet skandaloze, me kulla në prona publike të kryeqytetit, me aferën e shekullit të inceneratorëve, përsëri Edi Rama jo vetëm nuk ndiente frikë por tallej sa herë i duhej të ndeshej në publik me këtë.

Frika në këtë kontekst ka të bëjë me dy dimensione.

E para frika tek ligji, e dyta frika politike.

Ligjin dhe drejtësinë Edi Rama arriti ta asgjesonte totalisht ! I ktheu në Hiç !

Por ja arriti të garantonte dhe rehatinë nga kundërshtari politik, duke e kthyer partinë më të madhe opozitare në një kjoskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë !

6 marsi e tronditi rëndë Edi Ramën.

Garancitë dhe investimi që kishte bërë, nuk mendonte kurrë se kjoska do shëmbej dhe një Shtëpi e madhe i Lirisë, po ngrihej.

Edi Rama e ka aq kapacitet intelektual për të kuptuar nga ajo që ndodhi në 6 mars se çfarë do të ndodhë më 2025 !

Ndaj nëse frika tek ligji e drejtësia nuk shpërfaqet ende tek Edi Rama, paniku e ka zënë politikisht.

Në raport me drejtësinë ka pafund akte të rënda korrupsioni, por për ta lehtësuar kuptimin se kur fillon ekzistenca e saj po referohem një fakti zyrtar, prej institucioni zyrtar, akuzuar zyrtarisht qeverinë zyrtare.

KLSH ka gjetur, faktuar, denoncuar se gjatë 6 viteve të fundit dëmi ekonomik mbi buxhetin e shtetit ka qenë 6 miliardë dollarë, afro sa 2 buxhete vjetore të shtetit.

Kaq mjafton që drejtësia të thërrasë Edi Ramën dhe të nisë e të ndjekë paranë.

Këtë ende nuk e dimë se kur mund të ndodhë.

Sot për sot është mirë që Edi Rama ka filluar të ndjejë frikën politike, frikë nga opozita !

/b.h

Next Post
“Më shpëtoni nga Berisha”/ Ish-kryeministri: Ramës i hyri lepuri në bark, ai është kuçedra e korrupsionit!

"Më shpëtoni nga Berisha"/ Ish-kryeministri: Ramës i hyri lepuri në bark, ai është kuçedra e korrupsionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
Përplasje në ditën e 89-të të protestës, Sali Lushaj konfrontohet fizikisht me Dritan Goxhajn

Përplasje në ditën e 89-të të protestës, Sali Lushaj konfrontohet fizikisht me Dritan Goxhajn

August 27, 2026
“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

August 27, 2026
Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

August 27, 2026
Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com