• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama jep lajmin: Kampusit të “City”-t në Durrës i bashkangjitet shpejt edhe “Rafa Nadal Academy”

by A R
17/04/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e projektit të kompleksit sportiv të Manchester City-t në Durrës. Ai e nisi fjalën me një falënderim për grupin e “City-t” që i dha një mundësi të tillë Shqipërisë, për ndërtimin e një “stacioni” të rëndësishëm edhe në rajon.

“Faleminderit për praninë tuaj në këtë moment të rëndësishëm që është një tjetër stacion i një rrugëtimi të filluar disa kohë më parë, ku unë personalisht e kam takuar CEO-n e Manchester City-t, një ndër njerëzit më gjenialë që kam pasur privilegjin të njoh, të cilit i sugjerova të konsideorjë çeljen e një akademie në Shqipëri. Më pas sëbashku me Anin, shkuam në Manchester, për të diskutuar konkretisht dhe për ta kthyer nga një ide në një projekt. Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që ne arritëm jo vetëm të kemi një kontratë për ta ndërtuar këtu këtë akademi, por edhe një ekskluzivitet për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me kusht që nëse në të ardhmen do hapet një stacion tjetër, bashkia e Durrësit do jetë partnere dhe atje.”

Kampus ekselence në të gjitha aspektet! Këtu e vuri theksin kryeministri teksa përmendi projektin të cilin e ka marrë përsipër arkitekti i njohur italian Marco Casamonti. Ky i fundit ka projektuar edhe stadiumin “Air Albania” si dhe kampusin madhështor të Fiorentinës në Itali.

“Ne duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend në këtë sport. E tha Presidenti, dua ta përsëris dhe unë, që një shtysë frymëzuese për këtë projekt ka qenë Pablo, i cili është një agjent i City-t në strukturën e Federatës tonë, dhe jam i bindur se çdo sekret e përcjell me korrektesë. Manchester City është një komunitet, edhe pasi varin këpucët e futbollit në gozhdë. Ky projekt ka rëndësi të madhe jo vetëm për topin e futbollit, por për kulturën sportive që sjell dhe patjetër për modelin e standardet që do jenë shtysë shumë pozitive edhe për të tjerët që janë të angazhuar në terren me akademi, klube për fëmijët. Qershia mbi tortë është që morëm një projekt pa lekë, kjo është kulmi. Marko me shumë kënaqësi në fakt, të paktën kështu u duk në telefon, tha “regalo? ok regalo”. Përtej shakasë, Marko është vlerë e shtuar sepse na jep mundësi të kemi një kampus të një ekselence arkitektonike e funksionale, të provuar jo vetëm te stadiumi ynë kombëtar që është ndër më të bukurit e Evropës, por me kampusin e Fiorentinës realizuar me projektin e Markos, është kampusi i parë i këtij shekulli të ri në aspektin e parametrave e cilësisë në Itali. Italia më të madh se futbollin ka burokracinë, për këtë arsye kampuset janë në atë gjendje siç janë.”

Një tjetër projekt i madh do mbërrijë në vend sipas Ramës.

“Jemi sot aktualisht të angazhuar me 3 projekte stadiumesh që janë në proces pune dhe do jenë 3 vlera të tjera të shtuara në zinxhirin e stadiumeve që po ndërtojmë krah për krah me FSHF dhe bashkitë e qyteteve. Rritja e hapësirave për rininë, fëmijët si dhe fuqizimi i mëtejshëm i imazhit të Shqipërisë si një vend ku do mbijnë ekselencat ndërkombëtare. Përpos këtij projekti, shumë shpejt do sjellim edhe Akademinë e Rafa Nadal, akademi tenisi e cila shpresoj se do i bashkëngjitet kampusit, kuptohet me gardh të ndarë, se për të vënë gardhe kemi autorë që nga Shijaku e deri në Porto-Romano. Por me një energji të shtuar dhe funksion komplementar si destinacion sporti është edhe Universiteti kështu që gjithë ajo zonë do kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë mjaft atraktive.”

/a.r

Next Post
VIDEO/ A ishte i pranishëm Besi? Dalin pamjet nga festa e ditëlindjes së Xhensilës

Ndarja për shkak të tradhtisë?/ “Kërkesa për divorc është bërë nga Besi”, gazetarja zbardh detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja për 7 Tetorin, ish-kreu i “Shin Bet” padit për shpifje Netanyahun: E paralajmërova për një katastrofë me përmasa të papara, por e injoroi

Përplasja për 7 Tetorin, ish-kreu i “Shin Bet” padit për shpifje Netanyahun: E paralajmërova për një katastrofë me përmasa të papara, por e injoroi

September 29, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirëson ndërhyrjen (VIDEO)

Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirëson ndërhyrjen (VIDEO)

September 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët”- Ministri Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet! Do ketë mbrojtje 360 gradë

“Zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët”- Ministri Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet! Do ketë mbrojtje 360 gradë

September 29, 2026
Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Histori suksesi! Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Histori suksesi! Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

September 29, 2026
Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Rama nga Brukseli: Investimi në Sazan dhe Zvërnec mund të arrijë deri në 6 mld euro! Investitorët vijnë për potencialin e vendit (VIDEO)

September 29, 2026
Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

Tragjedia që ka tronditur SHBA-të, Lindsay Clancy del për herë të parë në gjykatë! Akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve të saj

September 29, 2026
Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

September 29, 2026
Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

September 29, 2026
Emri/ Aksidentohet me motor, humb jetën 67-vjeçari në Lushnje

Aksidentoi me motor nxënësen 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet pas ndjekjes policore adoleshenti në Cërrik!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com