• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Jemi të vendosur ta zhbllokojmë Vettingun! Pa drejtësi nuk ka investime të huaja!

by A R
27/04/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një aktivitet për arsimin profesional. Gjatë fjalës së mbajtur ai vuri theksin edhe njëherë te zhbllokimi i Vettingut, kur tha se pa drejtësi nuk mund të pretendojmë për investimet e huaja.

“Po nuk bëm një sistem drejtësie që të jetë i besueshëm ne nuk mund të rrisim, aq sa na duhet, lumin e investimeve të huaja. Për arsye se investitorët e huaj kanë arsye për ta parë Shqipërinë si vend  të mudnësive por kanë një arsye për ta pasur frikë, që ndërkohë që vijnë ëpr të investuar u del përpara një Gjon, një Hysen, një Tomë dhe u thotë stop se jam unë këtu. Ne jemi të vendosur të zhblokojmë vettingun”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se papunësia rinore është kriza më e madhe sistemike e vendit në çerek shekulli. Ai tha se ky problem është i lidhur ngushtë me mungesën e profesionistëve. Rama deklaroi se zgjidhja për ta zbutur fenomenin e papunësisë është zhvillimi i arsimit profesional.

“Kriza më e rëndë ndër gjithë gamën e krizave që ne trashëguam, është kriza e papunësisë rinore dhe adresimi më i rëndësishëm i gjithë spektrit politikave tona të reja është pikërisht adresimi i kësaj krize. Bëhet fjalë për një krizë sistemike, të thelluar në 25 vjet, duke e zhveshur praktikisht Shqipërinë nga aftësia për një gamë të gjerë punësh. Dhe vetëm pak vite më parë, dhoma gjermane e tregtisë, e përshkruante më së miri pasojën më të mirë të kësaj krize. Në një raport ku thuhej, Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar, në industrinë ushqimore, në ndërtim, në industritë elektromekanike, i mungojnë saldatorë, elektriçistë, minatorë, specialistë ashensorësh, rrobaqepës…

Shqipërisë 3 vite e gjysmë më parë i mungonin punëtorët e kualifikuar në çdo zanat, ama sot Shqipëria ka 8-fish juristë më shumë se Gjermania, dhe nuk mund të themi se ka një sistem gjyqësor të krahasueshëm me Gjermaninë, përkundrazi. 3 vite e gjysmë më parë, pjesa dërrmuese e kompanive thonin se për pozicione të caktuara çonin jashtë vendit punëtorë për kualifikim”, tha Rama./a.m.

Next Post
Basha: Vendimi i duhur për Haradinajn, urdhërarrestet serbe të padrejta

Basha: Vendimi i duhur për Haradinajn, urdhërarrestet serbe të padrejta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit –

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com