• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Jemi partner i besueshëm, do luftojmë krimin e organizuar

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2019 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se është i lumtur që ka nisur zbatimi i marrëveshjes me BE për “blindimin” e kufijve të Shqipërisë.

Sipas tij së pari sepse Shqipëria po bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe së dyti sepse sot ndodhet përballë mikut të tij të vjetër, Avramopulos.

“Jam i lumtur, së pari për arsyen se përse jemi sot këtu, një arsye e qenësishme për tu ndjerë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Europën dhe arsye tjetër është personale.

Për faktin se jam sot me një mik shumë të vjetër, koha bën të vetën, që në disa role ka treguar me vepra një miqësi shumë të sinqertë, jo vetëm ndaj meje por shqiptarisë, komisioneri  Dimitris Avramopulos, pa të cilin pa diskutim edhe ky projekt që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar e jo realizuar.

Kështu që me vetëdijen e të qenit në një konflikt interesi për shkak të marrëdhënies personale që kemi, doja ta falënderoja me gjithë zemër për praninë dhe dedikimin ndaj një fushe ku, kur e mori detyrën, mua mu duk sikur i kishin lënë pjesën më të minuar të zonën së interesave dhe sfidave të KE, por sot mund të thuhet me plot gojën se është bërë një progres i madh”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se prania në Tiranë e zyrtarëve të FRONTEX është shumë domethënëse për vëmendjen dhe mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë, në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat në BE.

“Me ambicie për të qenë nesër anëtarë, por dhe se falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje t’i tregojmë miqve dhe partnerëve të BE, edhe më mirë dhe me fakte shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të Europës një partner dhe vend tërësisht i besueshëm.

Nisja e zbatimit të këtij projekti një marrëveshje që e  bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkan që do të monitorë të gjithë perimetrin  e jashtëm, përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt.

Më këtë marrëveshje, në kthemi në një kontributor të drejtpërdrejtë, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar, e vendos në një pozicion më të vecantë, në aspektin e dhënies së kontributit por dhe përfitimet nga pjesë marrja në këtë projekt.”

Kryeministri shtoi se përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit të shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, dhe përballimit të fluksit migratore nga vendet e tjera.

“Shqipëria është përballur me një rritje të fluksesve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me atë 2017, dhe 26.5 % më shumë këtë vit, janar-prill, krahasuar me një vit më parë.”/  i.h

 

Next Post
Rama: Akuzat e opozitës janë të trilluara nga tmerri, këtu jam jo për Saliun, as për personat rreth tij

Rama: 93% e shqiptarëve të dashuruar me Europën, kemi pritur 500 mijë refugjatë lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com