• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Jam kundër padisë në prokurori ndaj Berishës, është në depresion

by Aalison Pearse Stevens
29/04/2016 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaron se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori që Partia Socialiste ka depozituar, për thirrjet e deputetit Sali Berisha për armatosjen e njerëzve.

I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus, Rama është shprehur se ka qenë në minorancë me qëndrimin e tij për këtë cështje, pasi deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht.

“Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i cliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”- ishte komenti i kryeministrit.

I pyetur mbi mbylljen e cështjes së 21 Janarit dhe premtimit të tij se për këtë ngjarje do të vihet drejtësia në vend, Rama tha se nuk ka qenë një premtim elektoral që do të realizohej brenda mandatit të parë.

“Nuk kam thënë se do të bëjmë drejtësi në 4 vjet. Kam thënë se do t’i shkojmë cështjes deri në fund dhe do të bëjmë cmos që drejtësia të bëjë drejtësi. Nëse jam kaq i vendosur për reformën në drejtësi, një nga arsyet e brendshme është 21 janari. Por ata që kujtojnë se kjo cështje është mbyllur e kanë shumë gabim. Jam shumë kurioz të shoh se cfarë note do të marrin gjykatësit e 21 janarit, pas procesit të skanimit që do të bëhet pas reformës në drejtësi”- ka theksuar kreu i qeverisë.

Përsa i përket afateve për miratimin e reformës në drejtësi dhe “bastit” të tij se kjo reformë do të votohet patjetër, Rama u shpreh se nuk ndihet sikur ka humbur ndonjë bast, pasi nuk ka vënë bast se PD do ta votojë këtë reformë. Por për kryeministrin, është mungesa e votave, shkaku përse reforma në drejtësi nuk është votuar ende.

“Ne nuk i kemi votat, se po t’i kishim, do ta kishim mbaruar këtë punë sot, të jeni të sigurtë. Edhe për ta cuar në referendum këtë cështje, kërkohen 94 vota dhe ne nuk i kemi. Ne do të insistojmë dhe kam bindjen se PD do ta votojë. Besoj se kjo do të ndodhë para mbylljes së sesionit parlamentar” – ka evidentuar kreu i egzekutivit shqiptar.

Përsa i përket polemikave mbi stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë, kryeministri përsëriti se stadium është një projekt që do tu kshtojë zero lekë shqiptarëve, duke theksuar se pavarësisht kundërshtimeve, ai do të ndërtohet brenda 24 muajve.

“Nëse Ahmet Zogu do të kishte dëgjuar kundërshtarët e asaj kohe, ne nuk do të kishim as Bulevardin, as Ansamblin dhe asgjë nga këto që kemi sot. Ai projekt, tashmë ka marrë edhe dakordësinë e shoqatës së arkitektëve, të cilët ishin mjaft kritikë dhe sot, u shprehën se nuk kishin informacion mbi këtë projekt”- ka evidentuar Rama.

Në ballafaqimin që autori i emsionit i ka bërë shifrave, vecanërisht atyre që lidhen me largimin e shqiptarëve jashtë vendit, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk janë shenjë e dëshpërimit, por shenjë e ambicjes dhe dëshirës, për ta kërkuar zgjidhjen më shpejt, madje për ta kërkuar menjëherë atë.

“Edhe unë kam ikur jashtë Shqipërisë. Jo se isha i dëshpëruar, por mendoja se atje ku isha, mund t’i realizoja më shpejt ambicjet e mia. Pastaj u ktheva. Njerëzit vijnë dhe ikin dhe kështu funksionon bota sot”- deklaroi Rama.

Kryeministri e ka kundërshtuar pretendimin e opozitës se favorizon kompani të caktuara, duke u shprehur se asnjë prej tyre, nuk e ka ngritur aktivitetin dhe nuk është fuqizuar në kohën kur ka qenë ai kryeministër.

“Flasim për kompani që janë në treg, përpara se Luli t’i hynte politikës”- ishte batuta e kreut të maxhorancës, mbi këtë cështje. Kryeministri nuk ka pranuar as rritjen e korrupsionit dhe dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga disa institucione, sic raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas Ramës, t’i referohesh sot KLSH-së, është njësoj sikur t’i referohesh zyrës së financës së PD-së. E vetmja gjë që Rama i njohu si “të metë” qeverisjes së tij, ishte se duhej ta kishte bërë 1 vit më shpejt, reformën në sistemin energjitik.

I pyetur nëse e sheh Ben Blushin brenda apo jashtë Partisë Socialiste, përgjigjja e Ramës ka qenë e prerë:

“Nuk e shoh fare”.

Ndërsa lidhur me një aleancë me LSI-në edhe në zgjedhjet e vitit 2017, kreu i maxhorancës nuk pranoi ta vinte në diskutim dicka të tillë.

“Nuk ka ndonjë arsye për ta vënë në diskutim, patjetër që po. Të gjithë kur martohen kanë bindjen se janë të përjetshëm, por sot që flasim, kam këtë përgjigje”- tha Rama.

Next Post

(VIDEO) Kallashi dhe Xhesika Ndoj – “Shoqe Bitch”, puthen në buzë

Comments 1

  1. Mashtrimi says:
    10 years ago

    Po po o RAMUSH te nxjer cdo dite me fakte lakuriq.

    Reply

Leave a Reply to Mashtrimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In