• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ja çfarë i kërkova Bashës në 17 maj. Një tjetër humbje po afron për opozitën

by A R
07/03/2019 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i ka kërkuar Lulzim Bashës në marrëveshjen e 17-majit. Në  rubrikën “Përgjigjia ime” në Facebook, kreu i qeverisë thotë se një tjetër humbje po afron për PD dhe LSI.

“Kjo lloj balte dhe zifti godet edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në botë dhe ua komplikon jetën. 

Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por u desh një sezon veror që të dyja këto  pikat avulluan dhe avazi rifilloi. 

Kontestohet fitorja e thellë e PS-së, sepse një tjetër humbje e thellë po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI-në, e cila është mishëruesja e fenomenit të shit-blerjes së votave. 

Po të mos kishte LSI, nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kryeministri thotë se dhuna nuk e ndryshon qeverinë, por përkundrazi e bën atë edhe më të fortë.

“Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë. Dhuna nuk e ndryshon as shumicën në Kuvend dhe as qeverinë, por e forcon. 

Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiatë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. 

Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës“, tha ai.

“Janë humbasa pa pikë dinjitet, të gatshëm ti lënë Shqipërisë faturën për dështimin e tyre.

Asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme. Shtëpia nuk është skemë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes. Bota s’ka as ngenë dhe as përgjegjësinë për punët që s’na shkojnë mirë.

Hapja e kapakut dhe barkut u shkon përshtat atyre që s’ja duan të mirën Shqipërinë. Intervistat e paguara si ajo e Luzlim Bashës veçse e bëjnë qesharak dhe e bëjnë të duket Shqipëria si një shtëpi fshati që ke frikë ti afrohesh se ka një qen.

Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq.

Akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë. Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit.

Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës.

Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë “il problemo il problemo”.

Çdo shqiptarë që nuk e do këtë qeveri duhet të di se kur bashkohet me turizmin rrugorë të opozitës nuk i bën mirë, por i bën keq Shqipërisë”, thekson më tej Rama.

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

10 karakteristikat e shenjës më të dashur të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In