• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ironizon Berishën e Bashën: Njëri do që të kthehet, tjetri s’do të ikë! Lufta është gjetkë, por kur dëgjon sharjet e shpifjet këtu, duket se është afër!

by Java News
02/03/2022 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama duke marrë shembull nga situata në Ukrainë, ku prej 7 ditësh po sulmohet nga ushtria ruse, mori krahasime për situatën politike në vend. Ai theksoi se ndonëse lufta është larg nga vendi ynë, për nga sharjet dhe fyerjet, apo shpifjet, lufta duket se është në vendin tonë.

Po ashtu ai ironizoi dhe kandidatët e PD dhe të aleancës ‘Shtëpia e Lirisë’, se njërin e kanë sjellë vrima e bravës dhe tjetrin nga një copë e bishtit të varesë.

“Është me rëndësi që të gjithë ta kuptojmë dhe ju më të rinjtë ta kuptoni se politika nuk është diçka e keqe në vetvete. Politika dhe politikanët janë të ndryshme. Politikanët janë të kategorive të ndryshme. Siç ka politikanë të zotë, ka dhe të pazotë. Ka dhe politikanë të pandershëm, të korruptuar, gënjeshtar. Por kjo se bën politikën diçka të keqe. Politika është e mirë apo e keqe në varësi të duarve që bie. Vetë e drejta, vetë fjala ‘barazi’ s’do të kishte ndodhur po të mos ishte politika që ta sillte në mjedisin e bashkëjetesës së njerëzve. Politika i bën dhe luftërat. Edhe ai agresion që shohim sot, dhe e kundërta e tij.

Disa njerëz që e përdorin politikën për të shtypur njerëz, disa e përdorin politikën për të bërë të lirë njerëz. Politika i sjell përpara jush edhe Eriseldën dhe ata dy të tjerët që i keni këtu. Njërin e ka sjellë vrima e bravës dhe një tjetër që e kanë sjellë një copë e bishtit të varesë. Ata nuk i duhen Lushnjës, persona të identifikuar dhe të lidhure me atë lloj politike që është dasi, helm, gjithçka por jo frymëzim. Të gjitha këto Eriselda i ka në natyrën e vetë, por të gjitha këto janë të natyrshme për ne. Po i kthehem asaj pjesë ku foli për një kulturë tjetër Bushati. Unë do thoja më shumë, copë, për një politikë të bashkimit.

Se ça do ndajmë ne këtu? Ndarjen në qeveri dhe opozitë e bën një ndeshje, që është dita e zgjedhjeve. Por nuk mund të jetojmë të ndarë çdo ditë. Lufta është gjetkë, por po të dëgjosh mënyrën se si shahet këtu dhe se si sulmohet e shpifet këtu, duket se lufta është këtu. Këtë se bën politika, por njerëz të caktuar që tani më i sheh i madh dhe i vogël që janë aty për interes personal. janë të dy njësoj. Njëri që do medoemos të kthehet dhe tjetri që mos të iki. Hall i madh!”, tha Rama./m.j

Next Post
Raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi. Këshilltari i Zelenskit: Asgjë nuk do të ndryshojë

Raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi. Këshilltari i Zelenskit: Asgjë nuk do të ndryshojë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Ti je turpi i njerzimit,o idiot,e njeh veten cili je,apo jo.Pore fale asaj qe ne vendin tone nuke funksionon shteti,drejtesia jo e jo,ti do ishe ne burg po te funksiononte njera nga kto.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In