Sot nisi projekti i thellimit Portit të Durrësit. Sipas projektit brenda vitit do të nisë fillimi i ndërtimit të terminalit modern të kroçerave dhe më tej pritet që të bëhet transformimi i platformës së sotme të kontenierëve, në një zonë portuale turistike.
Për të parë nga afër nisjen e punimeve në Durrës ishte kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Balluku.
“Terminali i kroçerave është i domosdoshëm, pasi transformon situatën, hap rrugën për një projekt të jashtëzakonshëm për Durrësin. Për të ndërtuar një marinë turistike do të jetë ndryshim historik” tha Rama.
/a.r