Pas konferencës për shtyp Edi Rama postoi në Teitter njoftimin që bëri me dije pak minuta më parë. Kryeministri shkruan sërish se nga dita e enjte maska do të jetë e detyrueshme kudo në ambientet jashtë shtëpisë.
‘NGA E ENJTJA MASKA DO TË JETË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, NË ÇDO MJEDIS TË MBYLLUR APO TË HAPUR’- shkruan Rama në Tewtter.
NGA E ENJTJA MASKA DO TË JETË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, NË ÇDO MJEDIS TË MBYLLUR APO TË HAPUR😷
— Edi Rama (@ediramaal) October 10, 2020
Ndërkohë gjatë konferencës për mediat, kreu i qeverisë deklaroi se masat për punonjësit e shtetit do të jetë më e rëndë se sa për qytetarët e thjeshtë.
“Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë nga kryeministri deri tek qytetari më i fundit në skajin më të largët të Shqipërisë. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake do të monitorojnë këtë masë. Masa për punonjësit e shtetit do të jetë më e rëndë se sa për qytetarët e tjerë pasi ata janë shembull” – tha Rama.
g.kosovari