• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i shet Ballshin Putinit? Mashtrimi që erdhi nga larg

by Java News
02/06/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët u zgjuan sot me kryelajmin se një kompani nën hetim në SHBA, e cila kishte gjetur terren në Rusi kishte blerë rafinerinë e naftës në Ballsh. Sipas lajmit në fjalë, kompania me lidhje te forta në Rusi ishte mbështetur nga qeveria Rama duke i ofruar kështu Putinit një thesar nga nëntoka shqiptare.

Lajmi i publikuar nga një portal i quajtuar “Pianeta Italia News”, u hodh fillimisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në mediat shqiptare duke “shpërthyer” si lajm bombë gjatë mëngjesit të sotëm.

Është një lajm bombastik dhe çdo redaksi do të nxitonte t’a hidhte e para, por në kësilloj rastesh, parimet e gazetarisë na këshillojnë disa verifikime paraprake, të cilat ne i bëmë mbi portalin në fjalë, pra PianetaItaliaNews (www.pianetaitalianeWs.it).

Nga verifikimet e bëra nga Albeu.com, rezulton se lajmi i shumëpërfolur në këtë media është postuar me datën 18 korrik 2017.

“PianetaItaliaNews” është hapur për herë të parë në mesditën e datës 21 gusht 2016 nga kompania “Italia Comunicazione srl” (për detajet, ndiq galerinë sipër).

Blerësit e hapësirës në server, pra kompania “Italia Comunicazione srl” ka bërë një abonim një vjeçar duke mos parashikuar riabonimin automatik, një veprim aspak i zakontë ky për media serioze online, të cilat janë të interesuara që të ruajnë përmbajtjen e tyre edhe nëse harrojnë të ribëjnë abonimin.

Administratorët e portalit kanë blerë një tjetër abonim njëvjeçar serveri në fillim të shtatorit 2017 në kompaninë e shërbimeve ARUBA-REG (www.aruba.it), i cili skadon në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Aruba.it është një kompani që ofron shërbimin e serverit për website të ndryshme kundrejt një pagese të caktuar vjetore apo mujore.

PienatItaliaNews.it është deklaruar si biznes që ushtron aktivitet në këtë adresë: Address: Via Paolo Frisi, 5; ROMA; 00197; RM; IT.

Nga verifikimet e bëra rezulton se rruga e deklaruar në fakt është një zonë kryesisht rezidenciale në periferi të kryeqytetit Italian, Romë.

Të dhënat e deklaruara të orientojnë drejt godine tre katëshe që përdoret si teatër dhe qendre kulturore, pranë së cilës gjendet edhe një restroranti me ushqime deti.

Gjithashtu, nga verifikimet e bëra prej nesh në regjistrin e kompanive në Itali, nuk ekziston asnjë kompani me emrin “Italia Comunicazione srl”, e cila është deklaruar si kompania mëmë e PianetaItaliaNews.it.

Paola Di Domenico, personi teknik i kontaktit që është deklaruar nga ata që kanë bërë regjistrimin në server për portalin, në fakt është një zonjë 69 vjeçare italiane që jeton dhe punon në Peruxhia si lektore në universitetin e këtij qyteti dhe nuk ka asnjë lidhje me IT apo njohuritë teknike mbi mirëmbajtjen e web-it.

Media në fjalë ka gjithsej 52 lajme në aktivitetin e saj gati dy vjeçar, i cili është një numër jashtëzakonisht i vogël për një portal lajmesh.

Sa i përket përmbajtjes, portali rezulton të ketë shkruar edhe mbi skandalin e shumë përfolur të zhdukjes së 1 300 konteinerëve të pretenduar me lëndë toksike në Shqipëri, i cili më pas rezultoi se ishte një fake news.

Përmbatja e PianetaItaliaNews rifreskohet jashtëzakonisht rrallë, ndërsa njohës të mirë të gjuhës italiane deklaruan se edhe gjuha e përdorur është një italishte e ngurtë mekanike.

Historia i ngjan kryekëput fenomenit të “fake news” që u përdor gjatë fushatës së egër mediatike për presidencialet amerikane të Donald Trump me Hillary Clinton.

Ky “fact checking” i bërë në pak orë nga Albeu.com, të bën të ngresh disa hije dyshimi nëse vërtetë ka italianë apo persona në Itali që shkruajnë për PianetaItaliaNews.it.

Me shumë mundësi, këto lajme në fakt shkruhet në Tiranë italisht, botohen në një portal anonim pa pronar dhe pa gazetarë, dhe pastaj ribotohen në portalet pranë PD-së, si lajme bombastike mbi të cilat ngrihen edhe kauza qesharake të opozitës.

Siç qe rasti i 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme që kishin ardhur në Shqipëri nga Italia, por që në fakt rezultoi një mashtrim i madh, për të cilin nuk mbajnë përgjegjësi as portalet shqiptare që e botuan, as opozita që denonconte një fakt të paqenë, duke përhapur panik.

Nuk është çudi tani të nisin dhe një kauzë të re politike, bazuar në një tjetër lajm të rremë, të prodhuar nga vetë ata.

Reagimet e para në fakt kanë ardhur.

E nisi Ylli Manjani, që duke u nisur nga ky lajm qesharak, thotë se Rama u ka hapur rrugën rusëve.

Next Post
BERAT/ Ministri Klosi premton lehtësira fiskale për agroturizmin

BERAT/ Ministri Klosi premton lehtësira fiskale për agroturizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com