Pas tensioneve të shumta politike në qytetin e Shkodrës, opozita vijon të sulmojë kryeministrin Edi Rama, kësaj here duke përdorur Teatrin e Migjenit.
Në hyrje të teatrit shihet e vendosur një banderolë në të cilën shkruhet “Në shkodër të gjithë bashkë. Stop Krimit”. Ndërkohë që në banderolë është imazhi i Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama publikon foton e banderolës dhe ironizon kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. “O moj Shkodër mori Shkodër, kuj ja paske pasë kyt farë borxhit, sa me e mbajtë tash katër vjet Molotanën mbi kry”, shkruan Rama.
Ndërkohë disa minuta më parë Bashkia e Shkodrës ka paralajmëruar KZAZ-të që të mos tentojnë që të futen në ambientet që kanë përcaktuar, pasi nëse do të tentojnë një veprim të tillë do të shkelin ligjin./l.m











