• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: I pakuptimtë ai numërimi i orës 8:00 të punonjësve. Fleksibiliteti në orarin e punës, i nevojshëm

by Java News
29/05/2024 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli për përmirësimin e të gjithë elementëve që përbëjnë jetën në punë, duke shtuar se sa më shumë të përmirësohen, aq më shumë secili mund të presë nga vetja, dhe të gjithë bashkë të presim nga puna jonë.

Duke folur në prezantimin e planit të motivimit të administratës publike, Rama tha se ka gjithmonë vend dhe arsye për tu përmirësuar.

Me një batutë, Kryeministri tha se ai numërimi i orës 8:00 te dera është kthyer në një akt formal të disiplinës dhe kjo bëhet nga ato shefat që nuk i numëron njeri te dera kur hyjnë në institucion.

Rama tha se me praktikën e numërimit të dera ta heqin qejfin e ditës së punës a thua se në orën 08:01 do të nisej raketa në hënë dhe po mos nisej do të dështonte operacioni.

“Fleksibiliteti në punë ka qenë e pamundur ta mendoje për shkak se numrin më të madh të punonjësve e kishim të angazhuar në shërbimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Sot shërbimet i afrojmë në 95% të tyre online. Sot nuk ka më rradha, që të presësh, që të shkosh dhe të rrish në sportele”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kemi një perceptim të ngritur vit pas viti, ditë pas dite, sikur në administratë lëvizen thasë me lekë, etj etj, dhe kur ka raste të arrestimit të zyrtarëve, ka një përpjekje për të thënë se ja kështu janë të gjithë.

“Por administrata nuk është çerdhja ku janë mbledhur gjithë djajtë dhe ndodhin gjithë gjërat e këqia”, tha Rama. Sipas tij, janë qindra pjesëtarë nga kjo administratë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në tryezën e negociata me BE-në, që do të thotë se ne kemi në administratën tonë një aset të jashtëzakonshëm kombëtar.

“E shoh dhe e vlerësoj punën tuaj si një aset të rëndësishëm kombëtar. Fakti që po ekspozohen dhe trajtohen rastet e korrupsionit deri në nivelet më të larta, është një tregues që ne nuk kemi pse të ulim kokën, por duhet të krenohemi që shyqyr që po ndodh, pasi ka qenë një fakt i njohur niveli i korrupsionit, që flitej nga të katër anët, por askush nuk ekspozohej”, tha Rama.

Ai e krahasoi këtë që po ndodh me ekspozimin e së keqes brenda administratës me atë fazën kur hyn dikush në një operacion dhe i shikohet ajo pjesa e keqe.

“Fakti që ne, Shqipëria, përballemi me një proces aq të komplikuar, aq sfidues dhe profesional si ai i skrinimit të shtetit shqiptar, me aq sukses, dhe kjo u pohua në mënyrë të përsëritur nga partnerët tanë, është një arsye shumë e fortë për tu ndjerë të motivuar dhe do tia dalim misionit për të pasur një administratë publike që është në lartësinë e ambicieve të kësaj Republike, sepse ne e kemi brumin, kemi një ndërthurje shumë të ekujlibruar të eksperiencës me energjitë e reja”, tha Rama./m.j

Next Post
Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In