• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i drejpërdrejtë në KS: Luftën kundër pandëshkueshmërisë ia detyrojmë viktimave të gjenocidit në Kosovë, Srebrenicë, Ruandë e Darfur

by Java News
02/06/2022 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas debatit të mbajtur në Këshillimin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbi çështjen e vendosur në tryezë nga Presidenca shqiptare për muajin qershor, lidhur me llogaridhënien dhe mbajtjen përpara përgjegjësisë për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, Kryeministri Rama tha se pandëshkueshmëria duhet të përfundojë duke dënuar agresionin dhe luftën kudo në botë, e duke theksuar se këtë ia detyrojmë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, Ruanda e Darfur.

Ai falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndihmën e dhënë në këtë përpjekje.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se pavarësisht mendimeve të ndryshme të anëtarëve të Këshillit, vlerat themelore morale janë të bërbashkëta dhe e tregojnë vlerën e tyre të vërtetë në kohë vështirësish, krize, konfliktesh dhe luftërash.

Rama theksoi: “U desh të vdisnin dhjetëra miliona njerëzve përpara se ne të zbulonim dhe pranonim parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare. Shtetet kanë krijuar një trup të gjerë ligjesh për të rregulluar sjelljen e tyre dhe janë zotuar vullnetarisht ta respektojnë atë.

Miliona të tjerë janë sakrifikuar që të pranojmë përgjegjësinë tonë kolektive për t’iu përmbajtur rregullave dhe për të mbajt përgjegjësi kur nuk jemi në gjendje ose nuk duam t’i respektojmë ato.

Megjithatë, vlerat tona themelore të mishëruara në trupin në rritje të së drejtës ndërkombëtare, të drejtës humanitare, ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar penal, vazhdojnë të shkelen sistematikisht dhe në mënyrë të rëndë”.

Duke cituar Martin Luther King, Kryeministri Rama tha se “padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo” dhe se duke përsëritur nevojën për të mbështetur vlerat dhe normat e përbashkëta, të gjithë janë të vetëdijshëm se të dyja janë nën kërcënim.

“Ne e dimë se kur nuk arrijmë të ngrihemi fort dhe të marrim përgjegjësinë tonë kolektive, kur nuk arrijmë të mbrojmë të drejtën për të vërtetën, për drejtësi dhe për një zgjidhje efektive dhe dëmshpërblim, institucionet dobësohen dhe besimi i publikut zbehet. Më pas mbetemi me zhgënjim dhe në padurim për mungesën e progresit, për mungesën e arritjeve dhe për me keqbërësit të lirë.

Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut minojnë strukturën e të gjitha shoqërive. Ne e kemi parë se si ato destabilizojnë shtetet, rrezikojnë rajone të tëra, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” tha Rama duke dhënë si shembuj konfliktin në Siri dhe atë aktual në Ukrainë.

“Rasti i konfliktit 11-vjeçar në Siri është një shembull tragjik. Në dështimin për ta vënë regjimin sirian para përgjegjësisë për krimet kundër popullit të vet, mund të kemi inkurajuar mizoritë diku tjetër. Mosadresimi i të gjitha shkeljeve kudo nuk duhet të jetë një arsye për të mos vepruar askund.

Kjo më çon tek agresioni tragjik dhe i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës. Ky akt i dënueshëm ka shkelur gjithçka që përfaqëson ky Këshill, vlerat, normat, ligjin dhe respektin që i detyrohemi njëri-tjetrit si anëtarë përgjegjës të të njëjtit komunitet kombesh.

Një luftë e paprovokuar, e pajustifikuar dhe e paligjshme ka shkaktuar dhimbje të panevojshme për të gjithë kombin ukrainas. Ajo ka sfiduar sigurinë evropiane, ka tronditur ekonominë botërore, gjithashtu duke përkeqësuar sigurinë ushqimore, po u shkakton dhimbje të panevojshme miliona njerëzve në mbarë botën”.

Kryeministri e përfundoi fjalën e tij duke theksuar se krime të tilla nuk duhen lënë pa ndëshkuar, pasi për këtë i detyrohen viktimave të gjenocidin në Srebrenicë, Ruanda dhe Darfur, mbi 20 mijë grave të dhunuara brutalisht gjatë spastrimit etnik në Kosovë. Në mbyllje ai u zotua se Shqipëria do të vijojë të jetë, ashtu siç ka qenë në krye të përpjekjeve për vendosjen e drejtësisë dhe parandalimin e krimeve të tilla në të ardhmen./m.j

Next Post
bejko

"Sherri që ka opozita i shërben Ramës", Bejko akuzon Berishën: Po ndihmon kryeministrin, ja çfarë do të ndodh të shtunën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com