Aleanca për Shqipërinë Europiane prezantoi sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” programin për vajzat dhe gratë.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama theksoi se duhet të investohet më shumë te gratë dhe vajzat. Madje ai shtoi se vendet që lenë nën hije gratë dhe vajzat nuk janë në drejtimin e duhur.
Si rrallë herë kryeministri ka dalë me fjalim në letër teksa u bëri apel grave të votojnë Veliajn. Kjo pasi siç u shpreh ai duke votuar Veliajn femrat fitojnë dy gjëra; së pari një kryetar bashkie dhe së dyti nuk humbasin një gjinekolog.
“Duke votuar për Erion Veliajn, do fitojnë dy gjera; do fitojnë një kryetar bashkie dhe nuk do humbasin një gjinekolog. Puna e një kryetari bashkie, është ajo e Erion Veliajt, ndërsa puna që është lënë bosh në maternitet mund ta bëjë vetëm Halimi. Gratë demokratike, duke votuar Erionin, mbështesin Halimin.” u shpreh Rama.









