• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

by Eduard Zaloshnja
31/07/2026 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Vjet votuan për PS-në rreth 888 mijë zgjedhës – 765 mijë brenda vendit dhe 123 mijë jashtë vendit. (Rreth 32 mijë votuesve socialistë u rezultuan votat të pavlefshme ngaqë u ngatërruan me fletëvotimet si fleta gazetash).

Nga një sondazh që zhvillova para një jave më rezultoi se 1/20 e votuesve socialistë brenda vendit nuk kanë vlerësim pozitiv për Kryeministrin Rama. Ndërsa nga një sondazh që zhvillova para dy javësh më rezultoi se 1/10 e votuesve socialistë brenda vendit nuk ishin gati ta votonin përsëri PS-në.

Rama, i cili bën zakonisht sondazhe të veta, iu përgjigj kësaj situate me një fjalim para drejtuesve politikë të PS-së në qarqe dhe kryetarëve socialistë të komisioneve parlamentare.

Në fillim të fjalimit, Rama solli 5 shembuj të partive me ngritje dhe rënie dramatike – në SHBA, Argjentinë, Francë, Spanjë dhe Itali. E përbashkta e ngritjes dhe rënies së këtyre partive, theksoi Rama, ishte mobilizimi masiv i vullnetarëve/patronazhistëve për ardhjen në pushtet, por shkëputjen e tyre nga votuesit e zakonshëm pas ardhjes në pushtet.

Nga ana tjetër, Rama solli shembullin e Partisë Socialdemokrate në Suedi, që ndëjti 44 vjet në pushtet, apo të Partisë së Aksionit për Popullin në Singapor, që ka fituar pareshtur zgjedhjet bindshëm qysh para se Rama të vinte në këtë jetë… Në thelb të suksesit të këtyre partive ka qenë kontakti i vazhdueshëm me popullin dhe reflektimi në qeverisje i shqetësimeve të njerzve të zakonshëm.

Duke sjellë shembuj negativë dhe pozitivë nga historia e partive në botën demokratike, Rama synon që vartësit e tij të shkunden dhe të aktivizohen në terren. Sepse politika nuk bëhet vetëm në kafenetë e kryeqytetit apo studiot televizive.

Nga ana tjetër, Rama e dinte se fjalimi i tij do të ndiqej në TV, portale dhe rrjete sociale. Dhe shumë nga fjalët e tij synonin rikthimin e votuesve të zhgënjyer socialistë tek ai dhe tek partia.

Por Rama nuk u mjaftua me aq. Ai u mundua të krijonte rezonancë edhe me ata që nuk votuan vjet PS-në apo që nuk votuan fare.

Mbetet të shihet në fillim të sezonit të ardhshëm politik, që fillon në shtator, se sa sukses do të ketë Rama në segmentet elektorale të sipërpërmendura.

Next Post
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In