• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama flet për moratoriumin e pyjeve: Kthesë historike

by Java News
11/01/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është referuar temës më të nxehtë të ditës, atë të moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve si një mundësi për të rilindur pyjet shqiptare dhe parandaluar rrezikun e përmbytjeve, madje e konsideron si një kthesë historike vendosjen e moratoriumit për një afat kohor prej 10 vitesh.

Kryeministri Rama nëpërmjet statusit të tij Facebook pasditen e së hënës, shprehet: “Shkatërrimi i pyjeve, shkatërrimi i shtretërve të lumenjve, shfrytëzimi barbar për lëndë drusore e për lëndë ndërtimi i tyre, si dhe shkatërrimi i infrastrukturës mbrojtëse, pritave, argjinaturave, kanaleve kullues, na ka sjellë vit pas viti në buzë të një humnere. Të cilën ne prej dy vitesh kemi ndërmarrë hapa e masa për ta shmangur. Por, sot pas dy vitesh jemi në kushtet kur duhet të hedhim një hap të madh më tutje, me kurajë dhe vendosmëri; hapin për dy ndërhyrje madhore. Së pari, moratoriumin ose ndalimin 10-vjeçar të shfrytëzimit të pyjeve për qëllime fitimi, për qëllime industriale, për qëllime tregtare, për çdo qëllim që shkon përtej nevojës jetike të banorëve të zonave të ndryshme për t’u ngrohur gjatë dimrit. Së dyti, Paketën kundër Krimit Mjedisor”.

Rama i referohet vëzhgimit historik të shfrytëzimit të pyjeve, kur pohon se “Në periudhën 1945-1990, shfrytëzimi i pyjeve për nevoja të një sistemi dhe të një politike të caktuar, ka qenë 2-3 herë më i lartë se sa rritja vjetore natyrore e pyjeve. Pra, nëse i referohemi standardeve të sotme të Bashkimit Europian edhe periudha ‘45-90 ka qenë jashtë çdo standardi në shfrytëzimin e pyjeve. Përfytyroni tani periudhën ‘90 dhe këtej, duke patur parasysh që vetëm në periudhën e qeverisjes së mëparshme, 2007-2013, janë prerë dhe janë djegur 216.074 hektarë pyje në rang vendi, ose 17% e totalit të fondit pyjor të Republikës së Shqipërisë; pa llogaritur batërdinë e viteve 91-92 e 96-97. Keqadministrim ekstrem shoqëruar nga një aktivitet i tërë kriminal dhe ilegal, përhapur si kancer në të gjithë territorin e pyllëzuar të vendit. Ndërkohë që vetëm në periudhën 2007 dhe 2013 janë shkatërruar dhe janë djegur 216.074 hektarë pyje, në periudhën 1990-2013 sipërfaqja totale e pyllëzuar ose ripyllëzuar është 2.674 hektarë. Me këto ritme dhe këtë raport shkatërrim-pyllëzim ku ne gjetëm vendin dy vjet e gjysëm më parë, mund ta përfytyrojmë pa asnjë vështirësi, Shqipërinë e 15 viteve më pas, si një vend tërësisht lakuriq, të qethur dhe të rruar në 28 mijë kilometra katrorët e vet dhe pa dyshim, të përmbytur një herë e mirë”.

“Në 2013-ën ka nisur një kthesë e rëndësishme që është ende larg së qeni një kthesë e plotë, pasi vetëm në 2014-2015, ndryshimi pozitiv në këtë aspekt është ky: 2,5 milionë fidanë pyjore të mbjellë dhe një sipërfaqe e pyllezuar prej 2 mijë hektarë – e barabartë me thuajse 80% të sipërfaqes së pyllëzuar nga 1990 në 2013-ën. Por, sigurisht që kjo nuk mjafton aspak. Prandaj do të miratojmë me urgjencë Moratoriumin e Pyjeve për 10 vjet që ta lejojmë natyrën të bëjë pjesën e saj të ripërtëritjes së pyjeve dhe do të rrisim ndëshkimet për këdo që guxon ta prekë atë për qëllime fitimi”, shkruan Rama.

Next Post

VV: Qytetarët nuk i dëgjojnë thirrjet për protesta paqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In