• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mogherini me Ramën: Po bëni gjënë e duhur; Rruga e Shqipërisë drejt BE, e shkëlqyer

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama priti në një takim në selinë e kryeministrisë Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit kokë më kokë mes dy autoriteteve të larta, u nënshkrua Marrëveshja e Sigurisë, në sallën e hartave në kryeministri.

Burime të ministrisë së Jashtme shqiptare bëjnë të ditur se marrëveshja parashikon procedurat e shkëmbimit, mbrojtjes dhe sigurisë të informacionit të klasifikuar midis palëve, kryesisht për çështjet ushtarake.

Më pas, Rama dhe Mogherini dolën në konferencë për shtyp.

Kryeministri e falënderoi Mogherinin për vizitën në Tiranë dhe fjalimin në Kuvend.

Rama foli për Reformën në Drejtësi, duke pranuar se “pa praninë tuaj, të ambasadorëve të huaj, të dërguarve europianë, ne nuk do të ishim këtu, pranë realizimit të kësaj reforme”.

“Dialogu me komisionin e nivelit të lartë europian që do të zhvillohet në Tiranë do të jetë një tjetër moment i rëndësishëm që tregon se nuk ka as kthim pas dhe as qëndrim në vend”, tha Rama, në lidhje me Reformën.

“Sot kemi një raport të Komisionit të Venecias dhe shpresoj që të gjitha palët të ndjekin me përpikmëri rekomandimet dhe me shpejtësi ta vëmë në jetë. Nuk dua të flas më gjatë për Reformën, sepse gjërat janë thënë e stërthënë, tani është momenti për t’i bërë”.

Kryeministri foli edhe për krizën e refugjatëve, duke shpjeguar se “Shqipëria është një vend i vogël, por asnjëherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë para partnerëve të saj ndërkombëtarë”.

“Mesazhi i BE është i njëjtë me ate të SHBA-ve. Jeni duke bërë gjënë e duhur për vendin dhe ndryshimi është i dukshëm. Keni ndërtuar një rrugë të shkëlqyer për në Europë, prandaj ju mbështesim” – tha Mogherini

Next Post

Jashari: Qeveria e Serbisë duhet të kompensojë pensionet e kosovarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

September 30, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com