• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Është koha që PS- LSI të ulen për të folur për mandatin e ardhshëm dhe koalicionin

by Java News
06/09/2016 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht kritikave dhe ankesave, koalicioni PS LSI në sytë e Kryeministrit Edi Rama, ka bërë reforma që nuk janë bërë në 20 vitet e fundit. Në një intervistë për TVSH-në, kreu i qeverisë theksoi se duhet vlerësuar koalicioni dhe garancia që ajo ka dhënë për nisjen dhe përfundimin e një sërë reformash.

Në lidhje me vijimin e koalicionit mes PS-së dhe LSI-së Rama tha se së shpejti ai dhe Meta do të ulen në tryezë për të diskutuar në lidhje me bilancin e deritanishëm të bashkëqeverisjes, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që diskutimi të marrë një trajtë konkrete, ku të flitet dhe dakortësohet edhe për mandatin e ardhshëm mes dy forcave politike.

Po këtë të martë Ilir Meta dha se për LSI-në ka rëndësi e ardhmja e vendit dhe përfundimi i reformave, dhe jo se si do të dalin zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Intervista e Ramës dhënë TVSH-së

Zoti Rama, ka mbetur më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Si e vlerëson Partia Socialiste bashkëpunimin e deritanishëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim? A është e gatshme ajo që edhe mandatin tjetër të vazhdojë ky koalicion?

Ka shumë kritika, rezerva, ankesa, në rutinën e përditshmë për funksionimin e koalicionit, etj-etj. Por nëse do të merrnim pak distancë dhe do të shikonim të gjithë panoramën e këtyre tre viteve të para të bashkëpunimit tonë, do të shikonim që ky koalicion dhe kjo shumicë qeverisëse ka bërë reforma që nuk janë bërë për 20 e kusur vite dhe ka siguruar ecjen hap pas hapi në këtë rrugë reformash me probleme minimale, në kuptimin e kompaktësisë. Dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Pra, ka shumë gjëra për të përmirësuar në funksionimin e përditshëm të koalicionit, por ka një gjë të rëndësishmë për të vlerësuar për këtë koalicion, që është kapacitetit për te garantuar një program serioz reformash shumë të thella qe hap pas hapi do na japin rezultate të dëshiruara dhe do e bëjnë koalicionin të vlerësohet pozitivisht përtej problematikave që, sigurisht janë e kërkojnë adresim. Përsa i përket mandatit të ardhshëm, unë e kam thënë e do e përsëris që është koha dhe shumë shpejt ne do të ulemi për të diskutuar në mënyrë të hapur, gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me bilancin e deritanishëm, lidhur me sfidat e kësaj faze të fundit të mandatit dhe lidhur me zgjedhjet e ardhshme për të patur qartësi të plotë, jo vetëm mes nesh, por dhe me publikun mbi ecurinë e mëtejshme, për të mos konusmuar energjitë e njerëzve me gjëagjëza që mund t’iu vlejnë vetëm atyreve që jetojnë përditë me krijimtarinë e botës së informacionit, por nuk u vlejnë të tjerëve.

Do jetë i afërt ky takim zoti Rama?

Është koha dhe ne po presim për këtë.

Prej kohësh tashmë ka patur një seri tensionesh mes dy partive kryesore të qeverisjes, të cilat kulmuan në ditët e nxehta të korrikut, kur ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi dhe përplasjet pozitë opozitë ishin në pikën e tyre më të lartë.

Pas korrikut situata u shtensionua, teksa në një dalje publike pas një dreke që kreu i LSI Meta pati me Ramën, Kryeparlamentari tha se nuk u diskutua për koalicionin, duke lënë të nënkuptohej se “nuk ishte nevoja” për t’u diskutuar pasi relatat ishin solide dhe të qëndrueshme./java/a.k

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=5Rr7eaH9-e4

Next Post
Çfarë duhet të dini për vitaminën D

Çfarë duhet të dini për vitaminën D

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com