• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama e vendosi të 18 në listën e Tiranës, Shalsi: Jemi sfiduar çdo ditë nga të rinjtë, s’është fundi botës nëse s’je më në politikë

by Ardit Rada
19/03/2021 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ishte i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në rubrikën “Opinion”. Gjatë bisedës në studio ai u ndal në shumë tema, ku më e rëndësishmja ishte rikthimi i tij si kandidat në qarkun e Tiranës.

Edhe pse ndodhet i 18-i në këtë listë, Shalsi thotë se ai do të vijojë të japë kontributin e tij dhe të jetë pjesë e parlamentit.

Gjithashtu, ai foli edhe për trazirat e ditëve të fundit. Sipas Shalsit, rastet e ilustruara janë të izoluara dhe të nxitura sipas tij nga opozita.

Fakti që u përmend shit-blerja e votës do të vëzhgohet situata?

Eduard Shalsi: Ka një mit të ngritur sidomos pas humbjes së opozitës. Duhet ti referohem diçkaje që ka lindur në vitin 2009, për hapjen e kutive të votimit, për çfarë, ne donim të shihnim nëse vullneti i zgjedhësve ishte ai që ishte, apo vullneti i popullit ishte diçka tjetër. Ne donim të hapeshin kutitë, nuk u lejua asokohe, për të verifikuar atë që ne mendonim. Janë zgjedhjet e katërta për mua. Kam qenë në Tiranë, Berat, Pogradec dhe tani në Tiranë. Edhe në 2017 u dëgjua për një proces që ishin vjedhur edhe vota me demek. U vërtetua që alternativat janë të qarta, shqiptarët janë të zgjuar se çfarë ofron njëra palë, sesa tjetra. Miti i shit-blerjes së votës është si pasojë e një propagande e opozitës, ndërkohë që jemi të gjithë koishientë se ç’ndodhte kur ishin atë në pushtet dhe çfarë ndodh tani. Atëherë dhunoheshin mësuesit, kërcënohej administrata publike, ndërkohë sot kemi diçka ndryshe.

 

Janë disa të dhënat që vijnë nga tatimet dhe rezulton të jenë shumë të punësuar?

Eduard Shalsi: A është lajm i vërtetë apo jo. Ne pamë një president që duhej thënë të mbajë veten në kontroll, sepse ishte fyese për shqiptarët të shihnin një president në atë reagim ndaj pjesës së mesme të administratës. Ajo tregon një fytyrë të vërtetë të opozitës. Kemi nga njëra anë, Bashën, Metën dhe Berishën dhe nga ana tjetër Ramën dhe skuadrën e tij. Shqiptarët gjatë këtyre viteve janë në gjendje të na monitorojnë dhe të vlerësojmë. të Hamendësojmë sikur opozita të është në krye të vendit, çdo të ndodhte me pandemitë. Kemi Monikën që nuk ekziston pandemia, Bashën që bën mitingje.

Pse aq shumë të punësuar në fund të 2020 në administratën publike?

Eduard Shalsi: Nuk është rasti i parë dhe do të jetë i fundit kur del një shifër e reagon presidenti. Pyetja është a është e saktë shifrat? Unë dyshoj në atë që thoni ju mbi të dhënën që ju iu referoheni. Sa ka qenë administrata një vit më parë, 2 e kështu me radhë. Vendoset një trend dhe thuhet sa më pak e më shumë. Ajo që di të them është që ka filluar një reformë e thellë në administratën publike, shembull arsimi. Kurrë më parë, deputetët kanë qenë të plotfuqishëm në zonën e tyre. Sot kemi një platformë që seleksionon arsimtarët sipas performancave të tyre. Ka filluar një proces i cili natyrisht nuk mund të funksionojë 100 % dhe të pretendosh që një kauzë.

Jeni i 18-i në listën e Tiranës, pas Alqi Bllakos?

Eduard Shalsi: Mund të isha më parë, më pas, pak rëndësi ka kjo. Jam i kënaqur që jam pjesë e PS. Jam i bindur si unë ka shumë të tjerë që e meritonin të ishin pjesë e PS. Partia Socialiste është një forcë që me hapjen e dyerve për të rinjtë, çka tregon për fuqinë ripërtëritëse për hir të së vërtetës. Pak rëndësi ka numri, dua të kontribuoj maksimalisht për fitoren e Edi Ramës për të çuar përpara punët e nisura. Ndërkohë që Pogradeci dhe Berati ishin stacione tranzitore, për shkak se modelin e Tiranës shumë qytete donin ta bënin të tyre. Jam krenar, për pjesën e Beratit dhe Pogradecit, që kanë ndryshuar. Kthehem në Tiranë, isha, e jam i gatshëm të kontribuoj në çdo vend. Unë kam zonën e Kasharit, por dy vitet e fundit zyrtarisht, kam bërë avokatin e biznesit pranë qeverisë, janë të panumërta betejat e mia me sportele të ndryshme në mbrojte dhe në shërbim të sipërmarrjes. Kashari është një zonë, por edhe bizneset e autostradës. Më dua ta pranoj jo çdo kërkesë të biznesit kemi arritur ta kënaqim, kemi bërë një gjë dhe për këtë jam i bindur sepse kemi luftuar për çdo ankesë, sugjerim, kërkesë të tyre, njëlloj sikur të ishte halli ynë personal. Shumë nga kërkesat e tyre gjatë pandemisë u morën në konsideratë. Ne donim të bënim më shumë. Madje dua të them që edhe heqja e TVSH-së dhe taksave për biznesit të vogël, ishte kërkesë e tyre. Kjo erdhi falë konsultimeve, debatit me ta. Në kohë pandemie apo krizash ndihmohen më të dobëtit. Po ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kemi këmbyer eksperienca, jemi konsultuar, pa pretenduar se kemi zgjidhur problemet. Shumë të vëmendshëm dhe kemi qenë karshi sipërmarrjes.

Ju vjen mirë që jeni ende duke diskutuar në terren me biznese. Ju vjen mirë që nuk jeni si senatrëot e Partisë Socialiste që nuk janë në lista, janë poshtë, apo u larguan?

Eduard Shalsi: Nuk kam pasur kohë të merrem me këtë gjë që ju përmendni, sepse jam përqendruar tek rol im. Di një pjesë, sepse kemi pasur dhe miq, di Vasilika Hysën, Eglantina Gjermeni, emra që i kanë bërë nderë PS.

Ndërkohë zoti Majko, Kodheli janë në listat e fundit?

Eduard Shalsi: Ne të gjithë jemi në një start, listat kanë një opsion preferenciale. Secili nga ne do të tregojë se sa pushon në PS. Për mua që nuk jam në politikë për 30 vitesh, unë jam bërë pjesë e PS në 2008, që do të thotë që nuk është fundi i botës të shkëputesh nga politika. Do të kontribuoj nëse PS do beson në kontributin tim. Këto kohë kam takuar disa individë të rinj në moshë, e duhet të bëjmë çmos t’i përfshijmë në politikë. Dua të them që është e domosdoshme, ndaj ne kemi një fuqi ripërtëritëse, jemi të sfiduar çdo ditë nga të rinjtë, dyert për të cilët janë të hapura.

A do të ketë tensione para zgjedhjeve?

Eduard Shalsi: Ajo e zyrave ishte një incident banal dhe duhet shmangur, siç u shmang nga partitë e tjera. Është fyese për shqiptarët kur shohin një president me këtë sjellje. Sa për Elbasanin edhe ajo ishte provokuar nga opozitarët, rezultojnë të jenë raste të izoluara. Unë jam gjatë gjithë kohës ë lëvizje dhe shoh që populli do qetësi, të vendosi në mënyrë të qetë dhe të gjykojë qartë mbi alternativat dhe tensionet artificiale që lindin si rezultat të atyre që në të kaluarën kanë pasur dhunën si mjet për qeverinë. Sondazhet janë të dukshme, të prekshme, të gjitha konvergojnë që PS fiton dhe kjo është arsyeja që po provokohet dhunë.

/a.p

Next Post
SHËNIM / Hipokrizia e Bashës: U prin turmave, u prek duart dhe u thotë: Ruani shëndetin!

SHËNIM / Hipokrizia e Bashës: U prin turmave, u prek duart dhe u thotë: Ruani shëndetin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In