Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar sëfundimi Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Bëhet fjalë për deputetin e Lezhës, Gjetan Gjetani, i cili ka marrë pjesë në takimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvilluar një ditë më parë në këtë qytet.
Gjetan Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qendrimeve kritike ndaj strukturave lokale të selisë rozë, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Ai ka qendruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur, duke votuar në shumë raste projektligjet e maxhorancës.
/a.r