• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama e Manastirliu inspektojnë investimin te ‘Trauma’: 27 spitale e poliklinika me aparatura të reja bashkëkohore

by A R
26/10/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës, për rehabilitimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, përmirësimin e infrastrukturës në Urgjencën e këtij spitali, si dhe investimet në pajisje bio-mjekësore.

“Jemi në fazën e parë të investimit të Spitalit të Traumës, ku tashmë puna ka filluar dhe jemi me ritme shumë të mira në rehabilitimin e një prej spitaleve shumë të rëndësishme që është spitali i sëmundjeve të brendshme, në këtë Korpus Universitar. Ka një kapacitet prej 60 shtretërish dhe brenda kësaj strukture, do të ketë për herë të parë një strukturë ambulatore. Faza e dytë vijon me rehabilitimin e Korpusit Qendror”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Ogerta Manastirliu kanë parë nga afër edhe investimet e kryera në repartin e radiologjisë, ku është instaluar një skaner i ri i fjalës së fundit të teknologjisë.

“Në Spitalin e Traumës, ashtu sikurse 27 spitale rajonale, bashkiake, universitare dhe poliklinika, ne kemi bërë investimin më të madh në flotën e pajisjeve bio-mjekësore në këtë muaj. Kemi mundësuar që të kemi aparatura të reja bio-mjekësore. Janë 18 grafi digjitale, 4 skanera, 1 angiograf dhe pajisje të tjera të cilat tashmë janë instaluar edhe po vendosen në funksion në spitalet tona. Spitalit të Traumës i është shtuar një skaner i fjalës së fundit të teknologjisë ku mund të bëjnë edhe ekzaminime të tjera intervencionuese, përveç thjesht diagnostikuese. Kemi mundësi që të zhvillohemi më shumë në drejtim të imazherisë”, tha Manastirliu.

Duke folur për fuqizimin e spitaleve, Manastirliu tha se në Spitalin e Traumës së shpejti do të hapet dhe shërbimi i okulistikës.

“Kemi planifikuar gjithashtu edhe shtimin e imazherisë me grafinë digjitale por edhe me hapjen e një shërbimi të ri që është ai i kataraktit, i okulistikës, paketës së re të kataraktës në këtë spital, për t’iu qasur më shumë nevojave dhe për ta kthyer këtë spital, në një qendër rajonale përtej traumës edhe urgjencave”, tha Manastirliu.

Qëllimi i investimit është përmirësimi dhe rritja e kapaciteteve të shtrimit dhe të shërbimit ambulator pranë Pavionit të Sëmundjeve të Brendshme 1 dhe 2 dhe rritjes së eficiensës së kujdesit shëndetësor. Ky investim do të garantojë rikonstruksion tërësor të godinës ekzistuese, rinovimin dhe pajisje, me qëllim modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve që do të ofrohen, riorganizimin funksional i godinës ekzistuese me qëllim optimizimin e shfrytëzimit të hapësirave të brendshme, realizimin e shtesës anësore me qëllim rritjen e kapaciteteve, ndëtimin e urës lidhëse të godinës që do të rikonstruktohet, me Korpusin Qendror të SUT.

/a.r

Next Post
Balluku: Gjyshin tim e gjykon historia, sporti më i ndyrë kur përmendin familjarë. Kemi në kurriz 135 vjet burg e internim

Balluku: Gjyshin tim e gjykon historia, sporti më i ndyrë kur përmendin familjarë. Kemi në kurriz 135 vjet burg e internim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In