• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama e Blushi, duel pa Kaubojs në mes

by Java News
29/01/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kur doli “Kaubojsi” që tentoi ta bëjë qesharake, hyri Blushi për ta bërë serioze. Eshtë fjala për garën ende të supozuar për postin e kryetarit të PS-së, që mbahet prej më shumë se dhjetë vjetësh nga Edi Rama. Dhe që nëse shihen ambicjet, tenton të jetë edhe rreth gjashtë vjet të tjerë në pushtet.

Të enjten Ben Blushi shpalli ftesën e tij për të qenë kreu i socialistëve shqiptarë. Me pretendimin dhe arsyen më të thjeshtë të mundshme: e bëj më mirë se Rama. Ky mund të jetë titulli i paraprak i mtimit të karriges partiake dhe më pas, edhe argumentet që do të bindnin socialistët që të votonin për kandidaturën e tij. Por për të mbërritur deri këtu ai duhet të bindë të parin dhe të vetmin individ që vendos në parti, vetë kryesocialistin, që të shpallë garë për kreun e partisë. Gjithë të tjerët që bëjnë sikur mendojnë dhe gjykojnë për mundësinë apo pamundësinë e garës, e dinë dhe vetë që e kanë me sikur.

Të premten Edi Rama nga Vlora dha përgjigjen e tij për kunjat me helm të kandidatit të parë të një gare që ende është kandidatgarë: “Ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut. Që na thonë se ku po gabojnë ata që kanë marrë në dorë fatet e vendit…”.  Por çfarë la Rama pa thënë për garën e mundshme, e thanë një sërë socialistësh të tjerë të rëndësishëm ose jo që përgjithësisht mendojnë pa ndryshime edhe në nuanca, si vetë Rama.

Deri në këtë moment ka një dilemë dhe një opinion. Një pjesë të zëshme dhe të dukshme që pretendon se gara është e panevojshme; se ajo është harxhim i kotë energjish dhe mbi të gjitha, kryetari i partisë që fiton zgjedhjet, rikonfirmon postin pa garë dhe i dyti, pothuaj vetëm me zërin e Blushit, që argumenton të kundërtën. Pjesa e parë ka shumë zëra dhe emra, pjesa e dytë, si, siç pretendon Blushi është ende një front pa emër dhe pa kurajo për të nxjerrë zë.

Në dobi të argumentit që duhet apo jo gara për kryetar në partinë më të madhe në pushtet përdoren shembuj që shkojnë që nga demokracitë evropiane të sotme e deri tek diktatura e djeshme shqiptare apo e sotme koreanoveriore. Ato i bashkon në një pikë vetëm pushteti. Eshtë e qartë se kush kontrollon partinë, do të kontrollojë herët a vonë edhe qeverinë që do të krijojë ajo. Ka ndodhur vetëm në një rast dhe vetëm me Partinë Socialiste, në vitin 1999. Koha kur Pandeli Majko, kryeministër, humbi në garën për kryetar partie përballë Fatos Nanos dhe vetëm pak ditë më pas u detyrua të japë dorëheqjen nga posti ekzekutiv. Deklarata proverbiale: Ndjehem i cënuar në legjitimitetin moral dhe jo në legjitimitetin institucional ishte tërësisht e vërtetë, por shpesh morali i pashkruar është më i fortë se çdo ligj i votuar.

Gati 17 vjet më pas, kur Blushi kërkon garë për postin e kryetarit të PS-së, në të vërtetë është në punë e njëjta teknologji: ai  është duke synuar zyrën e Ramës në kryeministri. Dhe nga ky moment ka dy nëse. E para, nëse ka garë dhe e dyta nëse kryeministri e humb këtë garë. Në një situatë të tillë, ai do të ishte direkt i cënuar në legjitimitetin moral për të vazhduar më tej qeverisjen e vendit, çka është në thelb dhe nguti dhe dëshira e Blushit. Që të enjten duke pretenduar se e drejtonte PS-në më mirë se Rama, në fakt donte të thoshte se qeveriste vendin më mirë se ai.

Megjithatë ndoshta ka një të vërtetë të tretë mes dy të vërtetave që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe që pretendojnë në distancë dy kundërshtarët: duke pasur garë, në thelb dhe realisht fitojnë të dy!

Ky do të ishte rasti përjashtimor kur mtonjësi është fitues në të dy rastet, edhe kur fiton, edhe kur humb. Sepse duke humbur ai ka bërë po atë akt inteligjent që bëri vetë Rama dikur në vitin e largët 2003 kur garoi në një garë të kompromentuar kundër Fatos Nanos dhe fitoi duke humbur. Vetë Blushi gaboi në 2009-ën, kur pothuaj në të njëjtat rrethana ju shmang një gare që me gjasë mund ta nxirrte humbës, por që sot i jepte legjitimitet moral më të fortë kur i kërkon garë Ramës.

Ky do të ishte gjithashtu rasti përjashtimor kur Rama do të ishte fitues pikërisht në momentin kur nuk do të lejonte më askënd t’i cënonte legjitimitetin moral në krye të partisë së tij duke lejuar një garë me rezultat të kompromentuar që në fillim. Një garë që ngjan më shumë me një duel “kaubojsish” batutash, që me ikjen e “kaubojsit” milanez që refuzoi të garojë, bëhet së paku një akt më serioz. Ende në tentativë. Si dhe vetë demokracia në Shqipëri: një proces ende në duel me grishjen e fortë të së shkuarës.

Next Post

Dashuria e ndaluar që tronditi botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In