• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dashuria e ndaluar që tronditi botën

by A R
29/01/2016 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Romanca e tyre shkaktoi një tërmet diplomatik dhe politik. Por historia e jashtëzakonshme e dashurisë mes presidentit të parë të Botsvanës me një angleze të bardhë të klasës së mesme, zgjati, pavarësisht pengesave dhe zemërimit. Sir Seretse Khama u dashurua me britaniken Ruth Williams. Tashmë kjo histori do të rrëfehet në ekranin e madh, transmeton MAPO shkrimin.

Aktorët britanikë David Oyelowo dhe Rosamund Pike do të portretizojnë marrëdhënien që u bë fokus i krizës mes Britanisë dhe fqinjit të Botsvanës, Afrikës së Jugut, pikërisht në kohën kur do prezantohej apartejdi.

Seretse ishte një student i edukuar në Oksford, princ i familjes mbretërore të asaj që njihej si Behuanaland, një protektorat britanik.

Në vitin 1948, në moshën 27-vjeçare, ai u martua me britaniken Ruth, 24 vjeç, punonjëse në një agjenci sigurimesh. Martesa e tyre u kundërshtua me forcë nga babai i saj dhe familja e atij.

Ai ishte princi i një tribuje dhe ishte dërguar në Londër nga xhaxhai i tij për të studiuar për juridik. Pasi të mbaronte studimet, duhej të kthehej në vendlindje për t’u martuar me një vajzë nga fisi. Qeveria britanike dhe xhaxhai i tij bashkuan forcat për të kërkuar nga Seretse që të heqë dorë nga gruaja e tij e bardhë, ose të heqë dorë nga kurora.

Ruth Williams ishte vajza e një ish-kapiteni të ushtrisë indiane, që punoi më vonë në tregtinë e çajit. Ajo pëlqente muzikën xhaz, ai po ashtu. Të dy u takuan kur mota e Ruth, Muriel, e mori atë në një mbrëmje vallëzimi në vitin 1947. Seretse i kërkoi të kërcenin dhe aty nisi romanca.

Ishte një histori e jashtëzakonshme pasioni. Ruth duhej të kërkonte nga babai i saj leje për martesën, por ai refuzoi që të martohej me një person me ngjyrë.

Ajo nuk e kishte menduar kurrë se historia e saj do shkaktonte një tërmet të tillë, deri në pikën kur një zyrtar i shkoi në zyrë dhe i tha: “Nëse e bën këtë gjë, do të rrëzosh perandorinë britanike në Afrikë”. Duket e çuditshme, por ishte tamam kështu.

Afrika e Jugut ishte gati për të prezantuar politikat e apartejdit dhe martesa e një britanikeje me një afrikan do të shkaktonte një krizë kushtetuese dhe brenda Komonuelthit. Një zyrtar nuk pranoi t’i martonte dhe ata e bënë këtë gjë në fshehtësi. Të dy u larguan drejt Afrikës, duke menduar se gjërat ishin zgjidhur. Por xhaxhai i tij, Shefi Tshekedi mblodhi këshillin e të moshuarve të fisit dhe deklaruan se nuk e njohin Ruthin si mbretëreshë të fisit.

Seretse dhe mbështetësit e tij e kuptuan se xhaxhai i tij, Tshekedi, në fakt donte të bëhej mbret.

Kryeministri i Afrikës së Jugut vazhdonte i tërbuar. Ai tha se kjo martesë është e neveritshme.

Me gruan e tij shtatzënë, Seretse u ftua për në Londër. Ruth mbeti në Afrikë.

Ishte një kurth. Britanikët insistuan që ai të heqë dorë nga froni.

Kur refuzoi, i thanë se nuk do e lejonin të kthehej në vendlindjen e tij. Mbështetësit e Seretse formuan një komitet dhe i dërguan një letër Mbretëreshës, duke i kërkuar që të lejojë ‘shefin’ e tyre të kthehej.

Seretse u kthye, por hoqi dorë nga froni. Në fakt ai mbajti të parat zgjedhje demokratike në vend dhe u votua presidenti i asaj që u bë shteti i Botsvanës. Çifti ka një vajzë dhe tre djem.

Njëri prej tyre është tashmë president i Botsvanës. Seretse vdiq në krahët e gruas në moshën 59-vjeçare. Ajo vdiq në moshën 78-vjeçare në vitin 2002.

Next Post

Erkand Qerimaj tenton me peshën 200 kg në stërvitje (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë

Nga 1 shtatori reduktohet flota e autobusëve, operatorët kërkojnë ndërhyrje nga qeveria

August 31, 2026
Buza iku, për të mbetur Kujtim

Buza iku, për të mbetur Kujtim

August 31, 2026
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

August 31, 2026
“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

August 31, 2026
Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

August 31, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com